Sulmuesi italian, Andre Belotti ka konfirmuar dëshirën e tij që të vazhdojë të jetë pjesë e Torinos edhe për sezonin e ardhshëm përkundër interesimit të madh të gjigantëve evropian.
Belotti është duke kaluar në një formë të shkëlqyer me Torinon këtë sezon, ndërsa ka marr vëmendjen e Arsenalit, Chelseat, Juventusit, e Realit, transmeton Koha.net.
“Sigurisht se do të qëndroj, dua të jem pjesë e Torinos. Në fakt, do të qëndroj te Torino sezonin e ardhshëm. Fansat duhet ta dinë, se unë përfundimisht po qëndroj”, është shprehur 23 vjeçari për Tuttosport.
Në fitoren prej 2 me 0 të Italisë ndaj Shqipërisë, Belotti nuk arriti të gjejë rrugën e golit, që është ndeshja e tij e tretë me radhë pa gol, që është më së gjati për këtë sezon. (b.an)











