• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Bello, e stampuar në pakot e kokainës”/ Prokurori i antimafias italiane flet për shpërbërjen e ‘Los Blancos’: Marrëdhënia e trafikantëve me ata…

by Java News
18/09/2020 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni “Los Blancos” vuri në pranga ditën e djeshme pjestarët e kartelit më të madh shqiptar që merreshin me trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës së Jugut, përmes një kompanie të njohur si “Bello”.

Kjo kompani është detaji që u zbulua nga Prokuroria e Firencës e cila kishte rol parësor në operacion, duke treguar se  pjestarët e bandës stamponin në pakot e tyre të kokainës pikërisht markën ‘Bello‘ të cilën e shkruanin në blloqe për të treguar kështu cilësi të produktit, shkruajnë mediat italiane.

‘Kapaciteti depërtues i kriminelëve shqiptarë u demonstrua gjithashtu nga zbulimi i ekzistencës së markës së tyre “Bello” e cila u stampua në pakot e tyre të kokainës të importuara në Evropë. “Marka në blloqe, është pothuajse si një garanci e cilësisë së produktit, është një risi absolute dhe befasuese, e cila u arrrit të zbulohet në pesë vite hetim”,– theksoi prokurori i antimafias Federico Cafiero de Raho.

Gjatë një konference të bërë në gjykatën e Fierencës, prokurori kombëtar i antimafia u shpreh ditën e djeshme se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të madhe që të merren me drogën në Amerikën Latine e mbi të gjitha të mbajnë marrëdhënie të mirë me trafikantët e mëdhenj.

“Ndonjëherë na shtyjnë të mendojmë se organizatat kriminale shqiptare janë të nivelit të dytë. Operacioni ‘Los Blancos’ demonstron, se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha duke u marrë drejtpërdrejt me kartelet e trafikantëve të drogës në Amerikën Latine, duke siguruar me ta marrëdhënie të qëndrueshme. Hetimet gjithashtu konstatuan ekzistencën e një superstrukture kriminale shqiptare, një lloj ‘kupole’, nga e cila vinin direktivat strategjike”, tha prokurori italian.

Hetimi ka nisur nga një skuadër hetimi “Florence Mobile Team”, një ekip gjerman dhe qendra evropiane për trafikun e drogës në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, Anti-Mafian italiane, qendrën kundër terrorizmit dhe qendrën kombëtare të policinë kriminale.

Kapaciteti depërtues i kriminelëve shqiptarë u demonstrua gjithashtu nga zbulimi i ekzistencës së markës së tyre “Bello” e cila u stampua në pakot e tyre të kokainës të importuara në Evropë.

Operacioni “Los Blancos” është shtrirë po ashtu edhe në vendin tonë, ku mësohet se deri më tani janë të arrestuar 5  persona, emrat e të cilëve, janë: Gentjan Manaj, Rexhino Ibrahimi, Vladimir Lesaj, dhe Elvis Jaupaj. Të 5 të arrestuarit do të ekstradohen në Itali për llogari të autoriteteve italiane. Po ashtu në pranga kanë rënë, Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë; Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë; Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari. Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Gjatë arrestimeve u vu në pranga dhe Eldi Dizdari, biznesmeni që mendohet se është në krye të ‘Los Blancos’. Ai është arrestuar në Dubai dhe pritet që të sillet në Shqipëri. Gjatë operacionit janë sekuestruar 5.5 milionë euro cash dhe 4 ton kokainë.

g.kosovari

Next Post
Caktimi i datës së zgjedhjeve/ Rama pranon ftesën e Metës, nesër në Presidencë së bashku me Ballën

"S'mbaj qëndrime të dyfishta"/ Meta flet sërish për detin: Të zgjidhet sa më shpejt, ende s'kam marrë përgjigje nga...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

Formacioni i mundshëm/ Sylvinho lë Jasir Asanin në tribunë, luan me ‘9-të fals’ kundër Polonisë

March 26, 2026
Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

Tjetër dramë për familjen korçare, vajza e mitur tenton përsëri vetëvrasjen me hedhje nga pallati, e shpëton banori!

March 26, 2026
A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

A duhet të garojë Salianji përballë Berishës për kreun e PD? Ja si përgjigjet deputeti Boçi

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In