• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Belind Këlliçi: Sot ka hyrë koka e vogël brenda! Duam edhe kokën e madhe

by A R
14/12/2021 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në ‘Frontline’ në ‘News24’ me gazetaren Marsela Karapanço komentoi arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, për të cilin theksoi se ishte një vendim shumë i vonuar dhe se duhet të ishte vepruar më herët nga institucionet.

Ai gjithashtu theksoi se arrestimi i ish-ministrit ishte vetën koka e vogël, pasi sipas tij duhen arrestuar të tjera figura politike dhe se duhet që autoritetet sipas tij të nisin nga kryeministri Rama.

“Lajm shumë i vonuar dhe unë e kam pritur. Unë e kam denoncuar dhe kur unë  e kam thënë disa persona kanë qeshur. Sipas informacioneve që kam pasur në marrëveshje me Edi Ramën. Sot ka hyrë koka e vogël brenda. Puna është që koka e madhe Edi Rama, Veliaj ende nuk janë kapur. Kjo aferë është kryekëput me kryeministrin dhe kryetarin e Bashkisë Veliaj, ai është ideatori më i madh i vjedhjes. Gjithashtu unë e pres ditën e premte Mërtiri, në gjyq të përballet.. Unë dua të dalë vetëm e vërteta sepse kam bërë vetëm detyrën time dhe do ta bëj deri në fund.

Pjesë nga biseda në studio:

Këlliçi i shkarkuar si anëtar i FRDP-së?

Këlliçi: Përveç Mërtirit që më ka paditur kam edhe ka 12 çështje dhe qershia mbi tortë isha padia nga PD. Për të hapur një kapitull të ri kthimi në origjinë nuk është i keq. Është një rikthim në kohët e lavdishme. Kuvendi ka qenë brenda rregullave, u mbajt korrekt. Votimi ka qenë transparent dhe këto njoftimet që ishin bërë se do të ketë trazira dhe që u detyrua Rama të çonte policinë, u pa që ishin flluska sapuni. Vulën e FRPD ma kanë vjedhur dje në zyrë, nuk ka ndodhur ndonjëherë. Unë detyrën time do ta ushtroj deri në fund. Mua kryetar forumi nuk më ka bërë vula, por ata të rinj që si kurrë më parë sot i kam në krah.

Gol apo autogol në ‘Air Albania’?

Këlliçi: Gol edhe trekëndësh madje. Pjesëmarrja ishte shumë e lartë këtë e patë. I vetmi moment që kam hasur vështirësi në menaxhimin e situatës ishte momenti kur kam lexuar projekt vendimin numër 6 që kërkonte shkarkimin e zotit Basha, pasi nuk më lejonin nga ovacione.

Berishën nuk e pamë të ngrinte dorën për shkarkimin e Bashës?

Këlliçi: Gjatë gjithë kohës kam kërkuar transparencë. Të gjitha gazetarët e terrenit kanë qenë brenda. Votëbesimi me dorë është kërkuar vetëm për të nisur procedurën. Në takimin me ambasadorët të thërritur nga zoti Basha, është hera e parë që  nuk janë shprehur publikisht pas takimit.

A është autogol fakti që Berisha shkarkon zotin Basha! Që një ndër personat që ka promovuar e ka rrëzuar?

Këlliçi: Berisha në çdo foltore ka kërkuar falje. Ka zhbërë dëmin që i ka bërë PD-së në këto 8 vite. E gjithë gjeneza e problemeve nis me çadrën dhe marrëveshjen e 17 majit. Pas 2017 , zotit Basha i është dashur të arnonte gabimet që bëri në 17 maj. Por për shkak të djegies së mandateve dhe bojkotit, PD e gjen veten në opozitë dhe këtu kemi faj bashkarisht.

/a.r

Next Post
Komisioni i Berishës: Basha po ‘shkarkon’ sekretarët e degëve të PD, mos e pyesni kukullën e Ramës, vazhdoni punën

Komisioni i Berishës: Basha po 'shkarkon' sekretarët e degëve të PD, mos e pyesni kukullën e Ramës, vazhdoni punën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com