• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Belind Këlliçi nuk ka diplomë të shkollës së mesme? Media: Ja dokumenti që provon se si mashtroi universitetin amerikan

by Java News
22/04/2023 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur Evi Kokalari, themeluese e Foltores së Sali Berishës, do të shkruante pak javë më parë, në rrjetet sociale, se kandidati i çiftit Berisha-Meta për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, nuk e ka mbaruar shkollën e mesme në Shqipëri e për rrjedhojë nuk ka diplomë, shumëkush u çudit si mund të kishte ndodhur kjo.

Si mundej që dikush kishte arritur të mashtronte sistemin, duke gënjyer fillimisht shtetin amerikan të Maryland (ku ndodhet Coppin University), e më pas edhe shtetin shqiptar?

Akuza e Kokalarit ishte e rëndë. Për këtë arsye, kemi bere disa pyetje lidhur me këtë çështje, për të hedhur pak dritë mbi këtë rast, i cili do të ishte i ngjashëm me mashtruesit tipik, ose “con man”, siç njihen në SHBA.

Pra, a ka diplomë të shkollës së mesme Belind Këlliçi dhe a e ka mashtruar ai shtetin amerikan të Maryland, për t’u regjistruar në ‘Coppin University’, e më pas, edhe shtetin shqiptar për të kryer njësimin e diplomës?

Për t’ju përgjigjur këtyre pyetjeve, iu drejtuam fillimisht Institutit “Harry Fultz”, e cila në përgjigjen e saj zyrtare, që mban datën 16 janar 2023 (dokument kopje të të cilit e disponojmë), konfirmon se Belind Këlliçi ka përfunduar vetëm 4 vite studime nga cikli 5 vjeçar i Degës Biznes, duke vërtetuar faktin se ai nuk e ka përfunduar shkollën e mesme (nivelin 4 të kualifikimit) dhe nuk është diplomuar për programin e studimit përkatës. Pra, nuk disponon një diplomë që vërteton përfundimin e shkollës së mesme.

Të njëjtin fakt, pra që Këlliçi nuk është pajisur kurrë me diplomën e shkollës së mesme, e konfirmon edhe Ministria e Arsimit, të cilës iu drejtuam zyrtarisht dhe morëm përgjigje me një shkresë (kopje të së cilës e disponojmë), e cila shprehet se në rregjistrat e maturës shtetërore nuk gjendet emri i Këlliçit.

Që do të thotë se Belind Këlliçi nuk është futur në provimet e Maturës Shtetërore, e për rrjedhojë nuk mund të jetë pajisur kurrsesi me një diplomë të vlefshme të shkollës së mesme. Kjo konfirmohet edhe nga numri i amzës së shkollës së mesme, me anë të së cilës vërtetohet se ai nuk e ka mbaruar ciklin e plotë 5 vjeçar, pasi në regjistër ka një shënim ku thuhet “është larguar jashtë shtetit” në vitin 2004-2005.

Por, skandali thellohet edhe më shumë kur, nga përgjigja zyrtare që kemi marrë nga Ministria e Arsimit, vërtetohet se Belind Këlliçi ka kryer njësim të paligjshëm të diplomës universitare, pas kthimit nga SHBA. Kjo ka ndodhur në vitin 2010 kur Ministria e Arsimit drejtohej nga qeveria e Sali Berishës dhe nuk dihet nëse dikush ka mbyllur një sy apo Këlliçi ka mundur që të mashtrojë komisionin, njësoj siç bëri edhe me universitetin amerikan.

Çfarë ka ndodhur? Njësimi i paligjshëm i diplomës universitare nga ana e Ministrisë së Arsimit qëndron në faktin se një diplomë universitare “Bachelor”, niveli 6 i kualifikimit, sipas Kornizës Shqiptare e Kualifikimeve, është njohur si “master i shkencave”, niveli i 7 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, në kundërshtim me ligjin nr. 10247/2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, (sipas të cilit, të kesh akses në nivelin 6 të kualifikimit duhet të kesh përfunduar nivelin 4 të kualifikimeve) dhe ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” (neni 92 i tij).

Por, siç na u konfirmua zyrtarisht edhe nga Instituti “Harry Fultz”, edhe nga Ministria e Arsimit, Këlliçi nuk rezulton të ketë diplomë të shkollës së mesme, e për rrjedhojë nuk ka sit ë kryhet njësimi i diplomës universitare.

Nga ana tjetër, nga dokumentacioni i siguruar nga Ministria e Arsimit lidhur me këtë çështje, Këlliçi ka deklaruar përpara komisionit të njësimit të diplomës (deklarata e depozituar prej tij në MAS) se kriteri hyrës në Universitetin që ai ka përfunduar studimet është “përfundimi i shkollës së mesme”. Ky fakt konfirmohet edhe nga një hulumtim në faqen zyrtare të “Coppin University”, ku sipas saj, kriteri minimal hyrës në këtë universitet është pikërisht “përfundimi i shkollës së mesme”.

Po atëherë si ka mundur që Belind Këlliçi të regjistrohet në Universitetin amerikan, pa pasur diplomën e shkollës së mesme?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, duhet të kthehemi pas në kohë, në vitin 2005. Nga informacionet që ka mundur të mbledhime, në vitin kur Belind Këlliçi është regjistruar në “Coppin University” (2005), vëllai i tij punonte pikërisht në zyrën e pranimeve të studentëve të universitetit amerikan. Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes së tij, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme. Vetë Këlliçi ka rrëfyer se vëllai i tij e ka mbështetur shumë gjatë viteve si student në SHBA, si edhe ka pranuar se ai është edhe financuesi kryesor i fushatës së Këlliçit me sponsorizime prej mijëra eurosh në Facebook.

Këto fakte tregojnë qartë se ai ka gënjyer dhe ka mundur që, përmes një hileje, të mashtrojë qoftë universitetin amerikan dhe shtetin e Maryland-it në vitin 2005, por edhe shtetin shqiptar, në vitin 2010, kur ka bërë njësimin e diplomës? Kujtojmë këtu se me ligjet e shtetit të Maryland, mashtrimi me dokumentet zyrtare përbën vepër penale./Shqiptarja.com

Next Post
4 vende të BE-së ndalojnë importin e produkteve ushqimore nga Ukraina për të mbrojtur tregjet e tyre

4 vende të BE-së ndalojnë importin e produkteve ushqimore nga Ukraina për të mbrojtur tregjet e tyre

Comments 9

  1. Sule Merka says:
    3 years ago

    Ku e gje diplomen amerikane ky ne zyrat e shqupit qe e kan printu vete

    Reply
  2. Altin says:
    3 years ago

    Ky nuk paska shkoll te mesme SI pretendojm te na udheheqi qytetit drejt me te mires. PO mesa duket mund te behesh kryetar bashkie dhe me dy klas shkoll

    Reply
  3. Sara says:
    3 years ago

    Kjo eshte me vu durt n kok, tu menue qe kush do jet Kryetar Bashkie, iku nje Lulush qe mezi mblidhte dhe zbriste tu bo gafa pa fund, qe e shkatroj ket vend jo me dhe ky Analfabeti tjeret qe ka prerje vec per me shit kanoqe tek gabelt…

    Reply
  4. Miriani says:
    3 years ago

    Duket qe eshte pa shkolle,diploma me lek sdin me fol e do te behet kryetar ,meso me fol njhere I pa trru

    Reply
  5. Miriani says:
    3 years ago

    pa shkolle,diploma me lek sdin me fol e do te behet kryetar ,meso me fol njhere I pa trru

    Reply
  6. Sokoli says:
    3 years ago

    Ky eshte zari Mones Likes, ushtari atyre eshte leje ca ben si 1 te partija ketyre me 5 emra

    Reply
  7. Kejsi says:
    3 years ago

    Une student mjeksie jamne vit te gjasht Kam 18 vite shkoll qe te marre nje profesion ku te kemmte ardhura te Mira dhe ky I pa shkoll vjen dhe do te kandidoj per tu bere kryebashkiak. Keto Jane padrejtsi qe asnje nuk duhet ti pranoj ai duhet te pezullohet nga kandidimi me kte fakt qe doli.

    Reply
  8. Kiara says:
    3 years ago

    Lind pyetja…?? Sala me ca syni e ka pa ket Analfabetin e rradhes me ate me xham apo pa xham?!! Apo gjen kta capaculat m i pas posht vetes..me i komandu si shkopinj…

    Reply
  9. Ermir says:
    3 years ago

    Kandidon KY per kryetar ku sdin me lidh dy fjale

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

Bidonë me ujë dhe çadra drejt policisë, protestuesit sulmojnë efektivët. Tentojnë të futen brenda Kuvendit

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In