• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Shëndetesi

Beli zbulon kujtesën, mjekra shëndetin, ndërsa vithet kolesterinën

by Aalison Pearse Stevens
13/02/2016 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njerëzit që kanë hundë më të madhe janë më rezistues ndaj alergjive, ftohjeve dhe gripit, bicepsët dhe mjekra e fortë zbulojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, ndërsa ngjyra e syve rrezikun nga humbja e shikimit.

Mënyra se si teshtini mund të zbulojë se me cilin prind përngjani më shumë në aspektin gjenetik, pohojnë shkencëtarët. Tingulli specifik i teshtitjes, shumë shpesh bartet përmes shumë gjeneratave, zbulojnë shkencëtarët. Por, siç tregojnë hulumtimet, ndaj teshtitjes më të prirë janë njerëzit që kanë hundë më të vogël.

Për ata me hundë më të mëdha është dëshmuar që janë më rezistues ndaj alergjive, ftohjeve dhe gripit, çka përputhet me besimin antik që hunda më e madhe dhe më e shprehur simbolizon fuqinë dhe forcën. Këmbët e holla nënvetëdijshëm sinjalizojnë sistemin e shëndetshëm kardiovaskular. Sytë, veshët, duart, këmbët dhe pjesët e tjera të trupit zbulojnë fakte mbresëlënëse për shëndetin dhe personalitetin, pohojnë ekspertët. Është zbuluar, për shembull, që femrat me nofull mashkullore kanë nivel më të madh të hormonit mashkullor testosteronit dhe prandaj janë më të prira për të mashtruar partnerin.

Por, përveç që rrezikojnë lidhjen për shkak të testosteroneve të tepërta, janë më të prira edhe më shumë për sëmundjet “mashkullore” si sulmi në zemër dhe tru. Niveli i hormonit mashkullor shihet edhe në bicepsë, prandaj femrat me duar më të forta njëkohësisht do të jenë edhe më agresive dhe më të prira ndaj lëndimeve.

Ngjyra e syve zbulon rrezikun nga humbja e shikimit

Njerëzit me sy të kaltër ose ngjyrë të çelët për shkak të mungesës së pigmenteve janë më të ndjeshëm ndaj dritës dhe më të prirë për të zhvilluar gjendje të lidhura me plakjen si degjenerimi makular dhe njollat e përhimta. Sipas artit të lashtë kinez të “leximit të fytyrave”, njerëzit të cilët i kanë sytë shumë afër janë të pavarur dhe me vetëbesim.

Sipas veshëve parashikohet infarkti

Njerëzit me veshë të mëdhenj, sipas besimit tradicional kinez, janë vital, të pavarur dhe të guximshëm të bëjnë çfarëdo që synojnë në jetë. Rrudha diagonale nëpër llapën e veshit mund të jetë sinjal i hershëm i rrezikut të shtuar nga sëmundjet e zemrës.

Këmbët e ftohta për shkak të tiroideve

Femrat më të vjetra se 40 vjet, me shputat shpesh të ftohta mund të kenë probleme me tiroidet joaktive, gjëndrën e cila rregullon metabolizmin dhe temperaturën. Harqet e larta të shputave sugjerojnë se kemi të bëjmë me njerëz të pavarur.

Yndyrat në vithe, dhe jo në stomak mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut

Vithet e mëdha e të rrumbullakuara paraqesin rrezik më të vogël nga sëmundjet e zemrës, ndërsa sipas besimit indian, kjo lidhet me shikimin optimist në jetë. Nga ana tjetër, ata me prapanicë më modeste shpesh kanë vlerën e ulët të kolesterinës së keqe (LDL), ndërsa shumë më shumë kolesterinë të mirë (HDL) dhe janë më të prirë ndaj diabetit, tregojnë hulumtimet.

Femrat me ije më të mëdha dhe më të gjera harrojnë më shumë se ato me ndërtim më të imët trupor, kanë vërtetuar shkencëtarët amerikanë. Kolegët e tyre britanikë nga Universiteti Southampton kanë vërtetuar që përqindja e zhvillimit të kancerit të gjirit është më shumë se trefish më i madh tek femrat, nënat e të cilave kanë pasur ije të gjera. Por, vithet e mëdha tregojnë edhe për pjellshmëri më të lartë dhe shanse më të mëdha për lindje natyrale.

Masa e belit parashikon më mirë shëndetin sesa pesha

Barku i madh mund të jetë shenjë që dikush është më i prirë për reaksion më të fortë ndaj stresit. Hulumtimet sugjerojnë lidhjen e fortë në mes nivelit të lartë hormonit të stresit kortizolit dhe indit yndyror në bark. Por, përveç karakterit më të rëndë beli i gjerë (82 cm për femrat, 92 për meshkujt) parashikon edhe rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe jetëgjatësinë më mirë se BMI (Body Mass Index – indeksi i masës trupore). BMI llogaritet ashtu që pesha në kg pjesëtohet me katrorin e gjatësisë trupore në metra. BMI optimal është në mes 18,5 dhe 24,9.

Tullacëria zbulon mprehtësinë, por edhe sëmundjet kardiovaskulare

Ndoshta nuk kanë në kokë, por brenda saj fshihet shumëçka. Duke fituar mesatarisht prej katër deri pesë për qind më shumë pikë në testet e inteligjencës, meshkujt tullacë janë treguar më të zgjuar se ata me modelin “e lëmuar” të flokëve, ka treguar hulumtimi amerikan. Por meshkujt tullacë shpesh kanë edhe më shumë testosterone dhe me këtë edhe rrezikun më të lartë nga infarkti.

Rekreacioni ideal zgjidhet sipas ngjyrës së iridës

Njerëzit me sy ngjyrë kafeje janë më të mirë në ushtrimet eksplozive siç janë sprintet dhe në sportet që kërkojnë reflekse të shpejta si boksi. Personat me ngjyrë të çelët të syve janë më të qëndrueshëm, prandaj më shumë do t’iu shkonin alpinizmi, çiklizmi dhe ushtrimet e tjera aerobe te të cilat e përcaktojnë vetë ritmin.

Bebëzat tregojnë rrezikun nga pika

Nëse rreth iridës paraqitet unaza gri, kjo mund të sugjerojë në arcus senilis, respektivisht në kolesterinën dhe trigliceridet e ngritura, acidet yndyrore nga gjaku, të cilat lidhen me rrezikun më të lartë nga sëmundjet e zemrës dhe pika në tru. Por, në bebëza shihet edhe rreziku për shëndetin e trurit. Njerëzit me drita të syrit të ndryshme kanë rrezik më të lartë nga sulmi në tru, tumori në tru ose aneurizmi.

Kofshët e forta nënkuptojnë jetë të gjatë dhe atë pa osteoporozë ose thyerje

Edhe pse poseduesit e tyre shpesh i fshehin, kofshët e forta dhe të ngjeshura janë të lidhura me rrezikun më të ulët nga vdekja e parakohshme dhe sëmundjet e zemrës, ka treguar studimi më i ri danez. Po ashtu, trashësia në vithe dhe ije është më pak e dëmshme se trashësia në bel dhe atë për arsyen e njëjtë sepse celuliti është shumë vështirë të hiqet. Yndyrat nga këmbët më ngadalë dhe në mënyrë më të barabartë lëshohen në gjak, prandaj rreziku nga sëmundjet kardiovaskulare është më i vogël. Përveç kësaj, eshtrat në këmbët më të shkurtra në parim janë më të forta dhe më rezistente ndaj thyerjeve, por edhe në osteoporozë dhe sëmundjet e tjera të eshtrave të lidhura me plakjen, ka treguar hulumtimi i ri amerikan.

(Marrë nga Koha Ditore).

Next Post

Pseudonimi 'Saje Qorri', ja si e shpjegon Tahiri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa drejt një modeli të ri për Hormuzin, në tryezë tarifat e lundrimit

Evropa drejt një modeli të ri për Hormuzin, në tryezë tarifat e lundrimit

July 11, 2026
Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

July 11, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

“Do godasim thellë!” Zelensky krijon njësinë e veçantë luftarake kundër Putinit

July 11, 2026
“The Albanian Files”, arkitekti i huaj i “kërkoj” të bëhej mbret, Rama u përgjigjet akuzave

“Turizmi u godit nga një terror digjital”, Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

July 11, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

A fitojmë nga koncerti i Kanye West?

July 11, 2026
31 vite nga Masakra e Srebrenicës, tetë mijë burra e djem myslimanë u vranë barbarisht

31 vite nga Masakra e Srebrenicës, tetë mijë burra e djem myslimanë u vranë barbarisht

July 11, 2026
“Do marrin 5 dhe 10 mijë lekë”/ Miratohet bonusi i pranverës 2025 për pensionistët

Kush po e paguan faturën e pensionistëve në Shqipëri?

July 11, 2026
Trump në qorrsokak? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

Trump në qorrsokak? Bomba, sanksione dhe dialog, strategjia që po përsëritet ndaj Iranit

July 11, 2026
Vijojnë zjarret shkatërruese në Spanjë, të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

Vijojnë zjarret shkatërruese në Spanjë, të paktën 12 viktima dhe dhjetëra të zhdukur

July 11, 2026
Zgjedhja e Presidentit dhe zhbllokimi institucional, Kurti takim me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje, por dialogu do të vazhdojë

Zgjedhja e Presidentit dhe zhbllokimi institucional, Kurti takim me Abdixhikun: Ende pa marrëveshje, por dialogu do të vazhdojë

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In