Arrestohet në Marok një shtetas belg, i cili dyshohet se ka lidhje me sulmet terroriste të 13 nëntorit në Paris.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Brendshme e Marokut, e cila thekson se i arrestuari ka luftuar në Siri me grupin “Al Nusra”, dhe kishte udhëtuar drejt Francës me njërin prej kamikazëve që shpërtheu në Saint-Denis. Momentalisht nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarit.
Sipas autoriteteve belge, i arrestuari ka qëndruar në Turqi, Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, përpara se të ndalej në Marok.