• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Belgjikë/ Procesi ‘SKY ECC’ në Belgjikë, dëshmon zyrtarja shqiptare e Gjykatës që transferonte paratë e vlonjatit me mbiemër kolumbian

by Java News
22/01/2024 21:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shqiptare, zyrtare në një gjykatë, ka dhënë dëshminë e saj në Belgjikë lidhur me transfertat e parave që kishte kryer për vlonjatin Erdian Munoz Guerrero, pjesëtar i një organizate kriminale të trafikut të drogës.

Mediat e huaja shkruajnë se në gjyqin që u mbajt për 124 të pandehur në Belgjikë, Miranda.B shfaqej në përgjimet e aplikacionit “Sky ECC” me vlonjatin Erdian Munoz Guerrero ndaj të cilit kishte kryer disa transaksione parash. Ky i fundit, kishte marrë mbiemrin e gruas së tij kolumbiane dhe dyshohet si një ndër krerët e organizatës mafioze.

Miranda B, shpjegoi se kishte një marrëdhënie dashurie me të dyshuarin dhe se 20 mijë eurot që i ishin gjetur në shtëpinë e saj në Tiranë, ishin fryt i punës së saj 12 vjeçare.

Ajo u justifikua se nuk i kishte vendosur në një llogari bankare sepse “në Shqipëri paguajmë shumë cash”.

Ajo pranoi para gjykatës se kishte hapur gjashtë llogari bankare, ndërsa u sigurua se kishte përdorur vetëm një. “Në Shqipëri, sa herë që ndryshon punë, duhet të hapësh një të tillë,” shpjegoi ajo.

E pandehura siguroi se nuk kishte më asnjë lidhje me Eridan MG dhe se ishte në dijeni të veprimtarisë së këtij të fundit, si dhe origjinës së shumave të parave që i kërkonte të transferonte, pasi kishte lexuar dosjen.

“E dija se ai punonte në ndërtim. Mendova se paratë vinin nga atje. Kishim një marrëdhënie intime, por nuk doja t’i bëja pyetje,” shpjegoi ajo./m.j

Next Post
Sapo kishte filluar punë të re, shqiptari bie nga 7 metra lartësi dhe vdes, ja dy pistat e hetimit

Sapo kishte filluar punë të re, shqiptari bie nga 7 metra lartësi dhe vdes, ja dy pistat e hetimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com