Belgjika ka munduru Tunizinë me rezultatin e thellë 5-2. “Djajtë e kuq” kanë dominuar plotësisht takimin, duke shënuar golin e parë që në minutën e 6-të me anë të një penalltie të shndërruar në gol nga Hazard.
Lukaku ka arritur të shënojë edhe dy herë të tjera, para se Hazard dhe Batshuai të vulosnin fitoren e thellë të Belgjikës.
Ndërkohë, në minutat shtesë Khazri ngushtoi diferencën me shifrat 5-2.
Me këtë fitore, belgët kryesojnë grupin G me 6 pikë të plotë, ndërkohë që ndeshjen tjetër luan ndaj Anglisë.
Belgjikë-Tunizi 5-2
Shënues: 6′,52′ Hazard (p), 16′, 45+2′ Lukaku, 91′ Batshuai/ 18′ Bron, 94’Khazri
***
Belgjika do të zbresë në fushë në orën 14:00 në Moskë kundër Tunizisë për të hipotekuar kalimin e turit. Belgjika bëri një paraqitje bindëse në ndeshjen e parë duke fituar 3-0 me Panamanë.
Trajneri Roberto Martinez nuk duket i prirur që të ndryshojë formacionin që fitoi në ndeshjen e parë dhe do t’i japë hapësirë Hazard që do jetë në ndihmë të Lukakut. Martinez në konferencë ka thënë:
“Duam të jemi një ekip që përqendrohet vetëm në futboll dhe të mos dalim në gazeta për gjëra të këqija. Ne jemi një grup me talente individuale por jemi gati të shkojmë sa më larg falë punës. Ndeshja ndaj Tunizisë është e rëndësishme pasi na siguron kualifikimin”, tha trajneri Roberto Martinez.
Në kampin e afrikanëve duket sikur Tunizia do të bëjë disa ndryshime në formacion pas humbjes në ndeshjen e parë ndaj Anglisë. Nga minuta e parë do luajë portiere Ben Mustafa ndërsa Ben Youssef duhet të luajë si mbrojtës I djathtë. Tunizia nëse humb edhe sot eliminohet nga Kupa e Botës.
ma.me










