Belgjika ka marrë një fitore të pastër me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë të Botërorit. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka mundur Panamanë në sfidën e vlefshme për Grupin G.
Zhbllokimi i rezultatit erdhi vetëm në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 47-t kur Dries Mertnes me një goditje fluturimthi prodhoi një gol spektakolar.
Më pas Lukaku, me dopietën e tij në minutën e 69-t dhe 75 vulosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Kujtojmë që ndeshja tjetër e këtij grupi është mes Anglisë dhe Tunizisë, e cila luhet sot në orën 20:00.
Belgjik 3-0 Panama
47′ Dries Mertnes, 69′ Lukaku
75′ Trefishon Belgjika. Pas një asisti të bukur të Hazard sulmuesi Lukaku nuk fal.