• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beleri të marrë detyrën menjëherë”, media greke zbardh kushtet e Greqisë për negociatat me Shqipërinë

by A R
30/11/2023 12:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Media greke “Kathimerini” i ka kushtuar sërish një artikull çështjes “Beleri”, kësaj radhe ka të bëjë me hapat që duhet të ndërmarrë Shqipëria në mënyrë që Greqia të pranojë hapjen e ardhshme në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë.

Këto kushte janë depozituar përmes një deklarate me shkrim ditën e djeshme në Komitetin e Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER) në Bruksel, të cilat janë zbardhur nga media greke. Pala greke kërkon që kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri të marrë detyrën menjëherë, të respektohet e drejta e tij për një proces të drejtë dhe të bëhet prezumimi i pafajësisë.

“Për Greqinë, kjo situatë bie ndesh me vlerat tona të përbashkët evropiane, kriteret e anëtarësimit”, thuhet mes rreshtave në deklaratë.

Kjo deklaratë me shkrim është qëndrimi zyrtar i Greqisë përsa i përket procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Përndryshe, Greqia nuk do të jetë në gjendje të bjerë dakord për fazat e ardhshme të procesit të anëtarësimit, duke përfshirë miratimin e raportit të vlerësimit të standardeve të pazgjidhura”, përfundon deklarata.

“Kathimerini” shkruan se në letër theksohet gjithashtu se çështja Beleri “përbën një shkelje flagrante të shtetit ligjor dhe të të drejtave politike të qytetarëve shqiptarë, sidomos të pjesëtarëve të pakicës etnike greke”.

Ky qëndrim i palës greke ka në përmbajtje dhe një historik të shkurtër të kësaj çështje dhe thekson se në prag të zgjedhjeve të 14 Majit, Beleri kishte qenë vazhdimisht në shënjestër të sulmeve të drejtpërdrejta verbale nga lidershipi politik shqiptar. Më tej thuhet se “me gjithë këto sulme, Beleri ishte një nga shtatë kandidatët e opozitës që arriti të zgjidhej në 61 bashkitë e vendit”.

Sipas kësa letre, pala greke akuzon Shqipërinë për praktikë diskriminuese “kundër anëtarit të një pakice etnike të mbrojtur nga e drejta ndërkombëtare”.

“Paraburgimi i Belerit pothuajse shtatë muaj pas zgjedhjes së tij bie në kundërshtim me ligjin shqiptar. Vihet re gjithashtu, se në ligjin shqiptar është e qartë se marrja e detyrave nuk duhet të ndikohet nga procesi apo përfundimi i çështjeve të pazgjidhura, pasi është një akt i thjeshtë administrativ, i cili nuk cënon pavarësinë e gjyqësorit.”

Në vijim, pala greke pretendon: Parandalimi i betimit të kryebashkiakut të zgjedhur, Belerit është një vendim politik i ndërgjegjshëm i qeverisë shqiptare që pasqyron përbuzjen e saj ndaj parimeve themelore të shtetit të së drejtës.

“Kathimerini” e mbyll artikullin duke shkruar se pritet me interes lëvizja e radhës nga ana e Tiranës zyrtare pas kërkesës së Belerit për një leje të posaçme për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës më 4 Dhjetor.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri u arrestua 2 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzohet për “Korrupsion në zgjedhje”.

/a.r

Next Post
‘Sundimi ligjit’ dhe ‘Tempulli’, 40 persona të arrestuar në 48 orë

Goditi me sëpatë në kokë një person, arrestohet 52-vjeçari në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
“Braktisen” shkencat ekzakte, ende pak studentë të regjistruar në degët Fizikë, Kimi dhe Matematikë

Nis viti i ri akademik, 120 mijë studentë në auditorët e universiteteve të Shqipërisë

October 5, 2026
Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com