• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beleri, shumë zhurmë për asgjë”, Rama për mediat greke: Asnjë problem për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve

by A R
04/11/2024 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edi Rama e sheh si shumë zhurmë për asgjë të gjithë vëmendjen që ju dha çështjes së Fredi Belerit duke u kthyer një çështje mes dy shteteve. Në një intervistë për mediat greke pas takimit të Selanikut me emigrantët, Rama sqaron dhe arsyet përse nuk u takua me Belerin kur erdhi në Tiranë javën e shkuar si pjesë e delegacionit të eurodeputetëve për Komitetin e Stabilizim-Asociimit.

“Drejtësia në Shqipëri është e pavarur dhe askush nuk mund të ndërhyjë në të, as qeveria shqiptare, as qeveria greke dhe sistemi i drejtësisë shqiptare ka marrë një vendim. Pra, ky vendim nuk është për diskutim, është vetëm për zbatim. Dhe një tjetër lajm i rremë është se unë refuzoj të takohem me të, sepse kjo nuk është e vërtetë. Unë thjesht nuk kam takime me eurodeputetët dhe kaq. Nuk i kam takuar europarlamentarët, jo tani, por as në të kaluarën”, tha Rama.

Rama siguron që kjo çështje gjithsesi nuk e ka dëmtuar miqësinë e tij me kryeministrin Mitsotaqis miqësi që saktëson që nuk prevalon mbi interesin kombëtar.

“Ajo që ndodhi nuk e ndryshon pikëpamjen time se Kyriakos është një lider shumë modern i Greqisë dhe unë e shoh atë si një person shumë inteligjent. Shumë i arsimuar, politikan shumë i zoti. Kështu që unë kam për të veç respekt dhe miqësi dhe ne jemi miq. Unë e konsideroj atë një mik të mirë. Sigurisht që ai është kryeministri i Greqisë dhe unë jam kryeministër i Shqipërisë dhe në këto poste mbizotërojnë interesat kombëtare apo çfarëdo që ju konsideroni interesa kombëtare mbi miqësinë dhe kështu është, por nuk shoh asnjë problem nga ana ime për të forcuar më tej këtë marrëdhënie me Greqinë”, tha Rama.

I pyetur për çështjen e pronave të minoritarëve grekë në Himarë, kryeministri u thotë gazetarëve greke se janë të keqinformuar dhe një pjesë e tyre kanë dezinformuar me lajmet për këtë çështje.

“Ka një keqkuptim total për pronat në Himarë, dhe ka shumë dezinformata në lidhje me çështjen e pronës, sepse nuk ka një gjë të tillë si problem specifik të pronave atje. Ka një çështje në gjithë Shqipërinë  për pronat, të cilën po e përballojmë çdo ditë dhe po përparojmë. Dhe në fakt me kryebashkiakun e ri të Himarës po bëjmë shumë punë të mirë dhe brenda pak javësh do të përfundojmë regjistrimin e të gjitha shtëpive në të gjithë bashkinë. Kështu që gjithçka që kam lexuar, dhe kam lexuar shumë marrëzi në mediat greke për shpronësimet, apo disa devijime, nuk  bazohen në fakte. Kjo është thjesht propagandë”, tha Rama.

Ashtu siç e tha dhe në fjalimin me shqiptarët që morën pjesë në takimin e Selanikut, Rama rikthekson se për të është shumë e rëndësishme miqësia mes dy popujve.

/a.r

Next Post
Shkaktoi trazira në lokal dhe kundërshtoi policët, arrestohet shqiptari në San Marino

U kap me drogë, arrestohet shqiptari në Itali, i riu me precedent të mëparshëm kriminal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapsula e kthimit Shenzhou-20  zbret në Tokë

Kapsula e kthimit Shenzhou-20 zbret në Tokë

January 19, 2026
Arrestimi i 14 doganierëve, Greqia zgjat orarin në kufirin me Shqipërinë

Rriten eksportet gjatë vitit 2025, INSTAT: 57% e tregtisë me vendet e BE

January 19, 2026
I kërkonte raporte shëndetësore qytetarëve për t’i shoqëruar të jepnin votën, një person shoqërohet nga policia e Kosovës

KQZ vendos për rinumërim të plotë të votave në Kosovë

January 19, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Edhe në Listën e Vizave, edhe në Bordin e Paqes? “Paradoksi” nuk është amerikan

January 19, 2026
VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

VIDEO / Transformimi i Parkut të Liqenit të Paskuqanit, Rama: Aset i paçmueshëm!

January 19, 2026
Media franceze, jehonë Shqipërisë: Njihuni me El Doradon e re të turizmit evropian

Shqipëria destinacioni i vitit 2026 për britanikët: Kombinim perfekt mes çmimeve të ulëta dhe bukurive mahnitëse

January 19, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Astrologia parashikon javën që do të tronditë politikën dhe diplomacinë botërore

January 19, 2026
I fshehën emigrantët në bagazhin e makinës, arrestohen 5 persona

Po transportonte 6 emigrantë nga Egjipti drejt Kukësit, arrestohet i riu

January 19, 2026
“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

“Xhamat u thyen dhe njerëzit…”, çfarë dimë për katastrofën më të rëndë hekurudhore të dekadës në Spanjë

January 19, 2026
Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

Seanca për Veliajn u shty për në 2 shkurt, avokati: Duhet të njihet personalisht me aktet e dosjes

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In