• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Beleri’/ Ngjela nxjerr sekretin: Ja çfarë më thanë krerët e Omonias… Synimi i grekëve, Himara

by Java News
20/10/2023 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se politika greke pati interes ta frynte sa më shumë çështjen e Fredi Belerit, një person që garonte për kryesimin e një qyteti të vogël në Shqipëri, pasi pikësynimi i saj është Himara.

Sipas Ngjelës, pas suliotëve që kishin një frymë të theksuar patriote, vetëm Kurveleshi dhe Himara i kanë mbetur Jugut. I ftuar në “Top Talk”, avokati nënkuptoi se me marrjen e Sulit, nëse Greqia ushtron autoritetin e saj edhe në këto dy zona, shkëputet nga Shqipëria një pjesë e mirë e Jugut.

Ngjela tha se ky informacion është konfirmuar nga vetë krerët e Omonias, të cilët të mërzitur i thanë se qeveria greke nuk pyet fare për ta si minoritar, por gjithmon synimi i saj është Himara. Avokati Ngjela, dhe më pas analisti Aleksandër Çipa, konfirmuan se në vitet ’40 numri i personave që flisnin greqisht në Himarë numërohej me gishtat e dorës, aqsa ishte e pamundur të flitej për persona me kombësi greke.

Sipas Ngjelës, Himara është kryeqendra e labërisë dhe nuk ka asnjë lidhje me minoritetin grek. Faji, tha avokati, është i Sali Berishës që i shpalli minoritarë kur ata as nuk e kishin kërkuar ndonjëherë më parë të drejtën e minoritetit.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Greqia e rrit më shumë vlerën e një personazhi si Fredi Beleri dhe pse i intereson kjo? Madje edhe drejtësia shqiptare me mënyrën se si ka vepruar me këtë personazh, po e bënë të ketë më shumë valencë seç duhet? Pse shpiken personazhe të tillë në Shqipëri, sidomos kur vjen puna tek çështjet e minoritetit grek?

Ngjela: Greqia një çështje gati ordinere e ktheu në një çështje të nivelit të lartë politik. Këtë e bëjnë zakonisht diktaturat ose qeveritë që janë nën nivelin elektiv të politikës moderne, ose të politikës aktuale në perëndim.

Pra kanë rënë brenda. Por, pse? Ç’i duhet duhet kryeministrit grek nëse një preson ka dalë apo jo kryetar bashkie i një qyteti të vogël? Kush e kupton këtë? Po të shkosh në biseda politike të niveleve të larta, të qeshin.

Tani për të ardhur tek çështja, krerët e Omonias më kanë thënë të mërzitur që qeveria greke nuk pyet fare për ne si minoritar, por gjithmon synimi i saj për të fituar është Himara. Himarën e kanë ide fikse. Pra krerët e minoriteteve janë të mërzitur që i kanë lënë ata dhe po merren me shqiptarët, sepse ata në Himarë janë shqiptarë, nuk janë minoritarë.

Xhokaxhi: Si ka mundësi që arrijnë deri në kërcënime?

Ngjela: Gabimin kryesor e bëri Berisha që i shpalli minoritar. Ku ka minoritarë atje? Ajo është kryeqendra e labërisë sepse në Himarë ke labë nga Kurveleshi. Por çfarë ndodhi? Saliu u dha statusin e minoritarëve. Kur kam shkuar unë në vitet ‘70- ’80 në Himarë ka qenë vetëm një lagje që fliste greqisht, dhe një greqishte shatra-patra. Dhe kur pyeta vendalinjtë e kulturuar madje edhe një shkrimtar, më thanë që nuk dinë greqisht këta. Edhe ata që dinë, e kanë fituar nga tregëtia me Korfuzin.

Atyre nuk ua kishte dhënë asnjëherë të drejtën e minoritetit, dhe as nuk e kishin kërkuar njëherë, por ua dha Berisha. Tani çfarë po bëjnë, asgjë. Një vrimë në ujë. Por rëndësia qëndron se Himara është pikësynim grek. Pyetja që shtrohet këtu është pse? Sepse pavarësisht se Mehmet Shehu ishte diktator, një gjë kam vlerësuar nga fjalimet e tij: “Ne na iku një pjesë e rëndësishme e patiotëve të Jugut, Sulid he suliotët. Këtë e morën, po na morën edhe Kurveleshin me Himarën, humbasim një gjë shumë të rëndësishme”.

Aleksandër Çipa: Avokat më duhet të them se para vitit 1940 numëroheshin me gishta personat nga territori administrativ i Himarës që kishin shtetësi greke, me gishtat e dorës. Pastaj për kombësi, besoj nuk është e nevojshme fare që të bëjmë koment./m.j

Next Post
Situatë e rrezikshme/ Arabia Saudite bën thirrje për krijimin e Palestinës sipas kufijve të 1967-s

Situatë e rrezikshme/ Arabia Saudite bën thirrje për krijimin e Palestinës sipas kufijve të 1967-s

Comments 2

  1. Noc Rroku says:
    2 years ago

    jo mor jo !!!! nuku është ajo !!!! Duan KAONINË dhe BUTRINTIN, dhe pastaj e kanë të tyren deri te lumi Erzen, se kët rrypin e gazës që po krijohet në tironë me musha.xhihada, hamasa,….,dje pash n bëlëvard ene nji të re myyysla kishin dhe flamur republike etj.etj.nuk e don se i vrasin sytë getot e bektashit..ju dalt për smari atune se pagu fort ,megjithse sjan patet e veta ???? eneeeee Shqiptarët i rujt ZOTI.

    Reply
  2. Marin Murataj says:
    2 years ago

    SHQIPRIA.TE RROJ SAMALET .GREQIA SERBIA JAN ZHELOZIA PSE SHQIPRIA PO HESEN PERPARA DHE FUSIN PEDRRAS GREK BELERIN .LE TA JAPI BETOM ATHIN KURV BELERI MIR JA BON SPAKU NE BURG.BASDARD KRYMINSTRI GREK PEDERASI NUK VJEN TURP KURV NJERI SHQIPRIA DO MARRI DHE CAMARIN TOKAT VETA QE TAKONJ CAMARI PO VUNJ .PARTIT .SOSALISTE. DHE DEMOKRATE TE MBRONJ SHQIPRIN NGA KURV GREQ SERB .DHE MBRONJ POPULLIN SHQIPTAR KU DO QE NJAN RESPEKT MARINI

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

Dosja Epstein/ Qeveria britanike bashkëpunon me policinë për hetimin e Lordit Mendelson

February 3, 2026
Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

Juristi Beci: Kryeministri s’mund të ankimojë çështje individuale në Kushtetuese, vetëm konflikte pushtetesh

February 3, 2026
“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

“E ka gati draftin në sirtar”, Teliti akuza mazhorancës për “Territorialen”: Do shkohet me dy variante

February 3, 2026
Vakancat në Kushtetuese/ KED i çon Gjykatës së Lartë listën me tre kandidatët, përzgjidhet një prej tyre

“Nuk kam ndryshuar unë, por…”/ Ylli Manjani: Duhet reformë e re në drejtësi me gjykatë të paanshme, si dhe një Kushtetutë të re

February 3, 2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 4 viktima e disa të zhdukur

February 3, 2026
Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

Katër persona të armatosur i bënë atentat në banesën e tij, vritet djali i ish-diktatorit libian Gaddafi

February 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

February 3, 2026
Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

Kompani shtetërore e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti dhe përmbytjet/ Nis diskutimi i projektligjit të ri

February 3, 2026
Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

Pushkë të gjata, granata e antiplumb ushtarak, gjendet një tjetër ‘arsenal’ armësh në Kosovë

February 3, 2026
“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In