• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beleri kandidat për eurodeputet të Greqisë? Artan Hoxha: E kanë kthyer në “martir” në Greqi…

by A R
22/03/2024 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha ka folur për zërat se Fredi Beleri mund të jetë kandidat për eurodeputet në zgjedhjet e Parlamentit Europian, për të përfaqësuar një parti greke.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Beleri është kthyer në “martir” në Greqi, duke u përdorur për politikë të brendshme, ndaj nuk do të ishte çudi të kandidohej.

Artan Hoxha: Kështu si ka shkuar çështja dhe me kaq fushatë sa është bërë në Greqi… Mjafton të kujtoni që para pak ditësh ishte ish zv ministri i jashtëm grek. Beleri në Greqi është kthyer në martir, sipas medias dhe politikës greke, që për cështje kombëtare bëhen në unison, nuk më duket çudi që ta kandidonin. Do të ishte rast absurd që një i dënuar të kandidohet. Nga ana tjetër, nuk di të ketë mbetur njeri nga Greqia që nuk ka ardhur të takojë Belerin. Vetëm Baba Mondi ka ngelur se edhe Janullatus vajti…  Në këto kushte, Beleri nuk më duket çudi që Demokracia e Re mund ta kandidojë, ta fusë në listë edhe pse Beleri vjen nga Partia Agimi i Artë që është nxjerrë parti terroriste atje. Greqia mund ta bëjë edhe këtë. Nuk i ka ecur në këtë histori por ata nuk tërhiqen lehtë. Ata Belerin po e shesin si torre ose oficer, por në fakt është një ushtar atje.

Andi Tela: Është karshillëk i pastër grek, e përdorin kundër Shqipërisë por edhe për politikë të brendshme.
Ky vendimi i GJK për moslejimin e betimit të Belerit, mund të shërbejë si precedent për zotin Berisha. Pra gjykata të vendosë që është shumë e rëndësishmë për procesin që zoti Berisha të rrijë në burgun e shtëpisë sesa të shkojë në Parlament.

Hoxha foli edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ankimimin e depozituar nga Beleri, i cili u rrëzua përfundimisht.

“Tani Beleri ka të drejtë ti drejtohet Strasburgut, aty Greqia ka mundësitë të përdorë autoritetin e vet për të marrë vendim në favor. Deri atëherë, a do të ketë dalë vendimi i Apelit në Shqipëri?

Vendimi me pakicë, është interesante, nuk e dimë mendimin e dy gjyqtarëve që kanë dalë kundër. Mendimi i tyre mund t’i shërbejë edhe mbrotjes së Belerit në Strasburg. Në të gjitha pikat që Beleri iu drejtua gjykatës, GJK i ka rrëzuar dhe i ka quajtur vendimet të ligjshme dhe të përputhshme me Kushtetutën. Pretendimi kryesor i tij ka qenë që veprimet e ndërmarra ndaj tij, ishin në shkleje të Kushtetutës dhe cënim të të drejtave të njeriut. GJK ishte e vetmja që mund ta bënte këtë interpretim. Pavarësisht opinioneve tona, gjykata e ka çertifikuar dhe sot është ezauruar në sistemin gjyqësor shqiptar.

Vendimi mendoja se do të ishte më i ngushtë jo 7-2 por ndoshta 5-4. Por mënyra e interpretimit, më duket pak më i ashpër se vendimi që ka dhënë Gjykata e Posaçme.

Shpresa e vetme në një Gjykatë Kushtetuese, është të thoshte që ky njeri ka të drejtë të betohet.

Gjykatat tona shkuan në masë ekstreme me Belerin, për shkak të historisë që ka patur ai me sistemin tonë, është dënuar në mungesë, është shmangur, është arratisur. Kjo ka qenë në favor të tyre dhe gjykatat të kenë një lloj favorizimi jo të vogël, për këtë gjë, sepse ky njeri vazhdimisht e kishte sfiduar drejtësinë.

Te vendimi i sotëm, gjykata shprehet që kufizimi i lirisë personale është bërë për qëllim të ligjshëm dhe është proporcional, nuk gjeti cënim të së drejtës për t’u zgjedhur. Këtu ka ngelur. Sot jemi para të gjithë gjykatave të këtij vendi, që e kanë shpallur të ligjshëm”, tha Hoxha.

/a.r

Next Post
A është thirrur në SPAK për “21 Janarin”? Lulzim Basha: Kam kërkuar që…

A është thirrur në SPAK për “21 Janarin”? Lulzim Basha: Kam kërkuar që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com