• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beleri kandidat i Mitsotakis për eurodeputet, Ngjela: Të mbarojë burgun e të shkojë! Grekët duan të marrin Himarën, s’ju plas për të

by Java News
15/04/2024 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Spartak Ngjela nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Breaking” me gazetaren Dafina Hysa në Top News foli për zyrtarizimin e kandidaturës së Fredi Beleri për eurodeputet në listën e partisë “Demokracia e Re” të drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis.

Ai tha se Greqia nuk ka pasur asnjëherë një politikë normale më Shqipërinë duke shtuar se problemi i vërtetë i Athinës zyrtare që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, është çështja e Çamërisë. Ndër të tjera, Ngjela theksoi se asgjë nuk e ndryshon vendimin e gjykatës që ka dënuar me 2 vite burg Belerin për blerje të votave në Himarë.

“Le ta zgjedhin, ai është në burg. Të mbarojë burgun dhe të shkojë. Ai është i dënuar me vendim gjykate. Kush e rrëzon vendimin, Parlamenti Europian? Nuk kanë pasur ndonjëherë politikë normale me Shqipërinë ata. I ka trembur shumë pavarësia e Kosovës. Sepse kanë frikë mos fillojë Çamëria. Kanë qenë paralele të barabarta në goditjen që i kanë bërë botës shqiptare. Nuk kanë asgjë çfarë bëjnë. Nëse ata e nxjerrin Belerin, është problemi që duhet të fitojnë gjyqin në Tiranë, jo në BE. Po ku dinë ata çfarë është shteti. Problemi është se ai është një vendim gjyqësor dhe ky është kapur në flagrancë, i incizuar. Burgun le ta bëjë, pasi të bëjë burgun të shkojë atje”- u shpreh Ngjela.

Sipas Ngjelës, Greqia nuk është aspak e shqetësuar për minoritetin grek që pretendon se jeton në Himarë, që u njoh si i tillë vetëm nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili sipas avokatit duhet të ishte në burg vetëm për këtë fakt.

“Sfidë e quajnë ata. Por pushteti gjyqësor këtu nuk trembet. Do e çojnë deri në fund, nuk e falin flagrancën. Merren me Belerin se janë në hall të madh, një injorant. Nuk e kanë fituar luftën për të marrë Himarën, ka 20 vjet që duan me çdo kusht ta marrin. Nuk çajnë kokën fare për minoritarët. Gjithë mendjen e kanë tek Himara, e dinin minoritet Himarën. Erdhi Saliu i dha minoritet. Po të ishte ndonjë vend tjetër, do e plaste në burg Saliun, si mund t’i japësh minoritet Labërisë..”– shtoi avokati./m.j

Next Post
Marrëveshjet me Francën/ Rama: Më shumë kemi marrë se kemi dhënë. Përpjekje e madhe për t’u afruar me Francën

Marrëveshjet me Francën/ Rama: Më shumë kemi marrë se kemi dhënë. Përpjekje e madhe për t’u afruar me Francën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In