• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beleri eurodeputet/ Minxhozi: Greqisë do i bënte punë më shumë në burg se sa në PE. Barka: Të heqë dorë nga Himara

by Java News
10/06/2024 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti i OMONIA-s, gazetari Panajot Barka thotë se Fredi Beleri nuk u votua për eurodeputet nga votues që i përkasin minoritetit grek.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Barka u shpreh se Beleri duhet të thotë që heq dorë nga mandati i kryebashkiakut në Himarë dhe të pranojë të bëhet eurodeputet.

Ndërsa analisti Skënder Minxhozi deklaroi se Greqisë, Beleri do t’i duhej më shumë në burg se sa në Parlamentin Europian.

Panajot Barka: Unë nuk i mëshova këtij fakti, por thashë diçka tjetër, është mitizuar dhe është përdorur në funksion tëz gjedhjes së Belerit, funksionoi mekanizmi partiak. Në vlerësimet e mia, Beleri nuk u votua nga votues që i përkasin minoritetit grek. Ka pasur ngërçe më të mëdha. Beleri do jetë një moment, i cili e ka fituar personalisht shumë gjëra në biografinë e  vet, do lihet mënjanë dhe besoj se do të gjendet një gjuhë e përbashkët. Nuk ka si ti mbaj të dyja. Më 14 do dalë vendimi, nuk besoj se do ta lirojë. Mund të lirohet por nuk do të ketë të drejtë të marrë mandatin si kryetar bashkie. Që të dalë sa më shpejt nga burgu, do ishte që të deklaronte që heq dorë nga mandati dhe të thotë që unë do të shkoj eurodeputet. Mund të trajtohet pak më pozitivisht. Nuk e di. Logjika e ftohtë thotë këtë gjë.

Skënder Minxhozi: E vërtetë është që mendoj që është fryrë më shumë seç duhet, por ka filluar të çfryhet. Zgjedhja e Belerit nuk  erdhi për merita, por erdhi si reagim inatçor dhe emotiv i një shteti, i një partie politike në këtë rast. Unë mendoj që Beleri është votuar me votat e pjesës më radikale të të djathtës greke dhe kjo është prodhuar më së shumti nga dy aspekte, nga saga juridike e Belerit që mori rezonancë të madhe në opinionin publik grek dhe sidomos nga ikursioni i Ramës, në mes të fushatës në Athinë, që bëri atë që bëri. Unë nuk e konsideroj kalkulim të gauar. Nuk mendoj se Rama ka humbur diçka. Nuk mendoj se Rama ka humbur në Evropë. Aleatja më e madhe strategjike e Ramës ka fituar rol kyç shumë të rëndësishëm. Ajo është diga e vërtetë që ndan sot të moderuarit dhe pro europianët me të djathtën ekstreme, që është Meloni. Mendoj që Greqisë, Beleri do t’i duhej shumë më tepër në burgun e Rrogozhinës se sa në Parlamentin e Strasburgut. mendoj se Greqia nuk ka çuar në Strasburg dikë që e nderon./m.j

Next Post
Euro 2024/ ‘Zero tolerancë’, kombëtarja shqiptare njihet me rregullin strikt të UEFA-s: Dënohet kush e shkel

Euro 2024/ 'Zero tolerancë', kombëtarja shqiptare njihet me rregullin strikt të UEFA-s: Dënohet kush e shkel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditja e trafikimit të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë, Ilir Proda vlerëson Policinë e Tiranës

Proda viziton në spital policët e plagosur gjatë protestës: Shenjë e një barbarie ekstreme! Hetime për përfshirjen e të miturve në dhunë

February 11, 2026
Dalja në pension/ Ja kostoja për pagimin e sigurimeve për plotësimin e viteve të punës

Si do shpërndahen 15 mln euro kompensim për fëmijët në llogaritë bankare të përfituesve

February 11, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit, në disa zona shoqërohen me shtrëngata

February 11, 2026
Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

Protesta e opozitës, Koçiu: Tentativë vrasjeje ndaj policëve! Përdorimi i molotovëve është krim i organizuar

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

19 policë të lënduar në protestën e opozitës, Lamallari: Akt kriminal dhe shkelje e së drejtës për tubim paqësor

February 11, 2026
Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

Masakër në Kanada/ 9 të vrarë dhe 25 të plagosur në një sulm me armë në një shkollë

February 11, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 10, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In