• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beleri e Greqia, Rama: Nuk negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër

by Java News
24/04/2024 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri EdI Rama në një intervistë për emisionin “Studio Live” në Report Tv dha dhe një koment mbi Fredi Belerin dhe tregoi dhe stadin e marrëdhënieve aktuale me homologun grek. Përsëriti qëndrimin e prerë se çështja e Fredi Belerit i takon drejtësisë dhe këtu është vija e kuqe.

Arber Hitaj: Fredi Beleri? Do të jetë kandidati zyrtar për në PE i Demokracisë së Re të Mitsotakis, besoni se zgjedhja e tij mund ta dëmtojë procesin integrues të Shqipërisë. A ka shkrirje akulli me kryeministrin e Greqisë?

Edi Rama: Prapë me akujt, ftohjet, ngrohjet? Marrëdhëniet e mia me kryeministrin e Greqisë janë shumë të mira. Nuk kanë ndryshuar as në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve kanë pësuar këtë lloj tronditje jo për shkakun tonë. Sepse unë besoj tek komunikimi, ballafaqimi i të vërtetave. E kam të pamundur të mos them atë që mendoj. Njëkohësisht jam i hapur dhe i gatshëm të dëgjoj edhe nëse nuk jam dakord. Ky është një dialog që ka vijuar dhe nuk është ndërprerë asnjëherë, por ndodh që në raportet shtetërore që kondicionohen nga pozicioni politik, agjenda politike, interesi sipas njëri e tjetrit të shtetit të vet të ketë dhe tronditje marrëdhëniesh. Në këtë aspekt nuk ka dhe nuk do të ketë problem nga ana ime.

Sa i takon ecurisë së procesit, kërkon nga unë diçka që nuk komentoj. Për mua, ajo është çështje e drejtësisë shqiptare, e këtu mbaron. Se çfarë bëhet në Greqi e cfarë bëjnë ata që ndajnë kombësinë me zotërinë nuk është puna ime por këtu çdo qytetar shqiptar pavarësisht kombësisë i nënshtrohet drejtësisë shqiptare. Kësaj drejtësie që siç është e pavarur dhe e lirë të bëjë atë që mendon, kur godet individë brenda oborrit të PS-së, e patrazuar, është e lirë të bëjë atë që mendon kur godet individë në çdo oborr të çdo partie e në çdo pjesë të oborrit të Shqipërisë kur e sheh të arsyeshme si rezultat  shkeljes së ligjit. Në këtë proces shtetbërjeje të Shqipërisë ky është aspekt mbi të cilin ne nuk negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e lëre më pas me një shtet tjetër./m.j

Next Post
Lufta/ Qeveria shqiptare miraton një milion euro ndihmë financiare për Ukrainën

Konkurset pa fitues, qeveria nxjerr vendim që në administratë të intervistohen edhe kandidatë jashtë shërbimit civil

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

“Katastrofë politike”/ Udhëheqësi i opozitës izraelite kritikon ashpër Netanyahun për armëpushimin: Ne as nuk ishim në tryezën e bisedimeve

April 8, 2026
BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

BE-ja mirëpret armëpushimin SHBA–Iran: Hapësirë e re për diplomaci

April 8, 2026
Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

Si ndihmoi Pakistani në sigurimin e një armëpushimi të brishtë midis SHBA dhe Iranit?

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In