• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beleri, çështje e drejtësisë”, Manja: S’besoj se Greqia do bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë

by A R
17/11/2023 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka ripërsëritur qëndrimin e qeverisë shqiptare sa i përket kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri, i cili ndodhet në qeli për blerje votash.

Në një prononcim për gazetarët pas takimit me shoqatat e bizneseve të huaja në Shqipëri, Manja tha se çështja e Fredi Belerit i përket drejtësisë.

Sa i përket bllokimit që ka bërë Greqia për Shqipërinë në këtë etapë duke mos firmosur hapjen e kapitujve të vendit tonë me BE-në, ministri Manja theksoi se është besimplotë që Athina zyrtare nuk ka për ta penguar rrugën drejt Bashkimit Europian.

Pyetje: Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbahet prej 6 muajsh në paraburgim, ndërkohë që tashmë Greqia duket se ka vendosur veton e parë sa i përket grup kapitujve të parë të cilët pritet të mbahen në Dhjetor. Është konfirmuar dhe nga Kryeministri Mitsotakis. Keni një koment në emër të Qeverisë?

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Më duhet të pohoj qëndrimin tonë konstant, Beleri është çështje e drejtësisë. Sigurisht që Greqia ka qëndrimet dhe pretendimet e veta, por kjo është një çështje e drejtësisë. Ky është qëndrimi që kam unë.

Pyetje: A mendoni se është presion deklaratat e vazhdueshme të autoriteteve greke?

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: Unë nuk besoj se Greqia do të bëhet pengesë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka një qëndrim të dëshmuar të Greqisë në përkrahjen e Shqipërisë në të gjitha proceset integruese të vendit. Edhe kësaj radhe kam bindjen që Greqia nuk do të jetë penguese në procesin tonë drejt BE-së.

Pyetje: E bëri me Maqedoninë e Veriut.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja: E bëri për Maqedoninë e Veriut, por me Shqipërinë marrëdhëniet tona me Greqinë dhe qëndrimi i Greqisë në raport me Shqipërinë në gjithë këtë trajektoren tonë drejt BE sigurisht ka qenë pozitive.

/a.r

Next Post
Zbardhen detaje të reja/ Ja kush e ka djegur fëmijën 2-vjeç me cigare, kujdestaria pritet t’i kalojë shërbimit social

Zbardhen detaje të reja/ Ja kush e ka djegur fëmijën 2-vjeç me cigare, kujdestaria pritet t’i kalojë shërbimit social

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In