• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Beleri”/ Berisha replikon me ndjekësin dhe merr në mbrojtje Mitsotakis: Qeveria greke s’ka kërkuar lirimin. Bojkoti nga Begaj, në interes të Ramës

by Java News
22/08/2023 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama dhe drejtësia nuk kanë paraqitur asnjë provë për arrestimin në flagrancë të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, i akuzuar për blerje votash.

Përmes një reagimi në Facebook, ku i përgjigjej një reagimi të Ervelino Osmanit, Berisha tha se Rama ka vetëm një dëshmitar të rremë kundër Belerit, i cili sipas tij, është përgatitur nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Berisha shton se bojkoti nga ana e presidentit Bajram Begaj e Samitit në Athinë nuk është në interesin e asnjë shqiptari, por sipas tij, i intereson vetëm kryeministrit Rama.

Reagimi i Berishës:

Pergjigje z. Ervelino Osmanit

Mirëdita Ervelino, lexova reagimin tuaj ndaj shkrimit tim për bojkotin e takimit të Athinës nga Presidenti i Republikës, në të cilin ju shpreheni : “Sali Berisha sa herë kam dal kundra Ramës, por për Belerin i jap të drejtë, ai po blinte votat, shkeli ligjin.”

Lidhur me sa shkruani mendoj se:

Së pari rasti Beleri është vetëm njëra nga dëshmitë e panumërta të dhunimit të procesit zgjedhor nga Edi Rama dhe përpjekjeve të tij për të grabitur me çdo kusht mandatin për Bashkinë e Himarës. Rama dhe askush tjetër nuk ka paraqitur dot deri sot asnjë provë për arrestimin në flagrancë se Beleri po blinte vota. Ata kanë vetëm një dëshmitar të rremë të përgatitur nga Ardi Veliu, ndaj dhe ju dhe asnjeri që është për zgjedhje të lira nuk duhet të pajtohet me grabitjen e mandateve nga Edi Rama, i cili në farsën elektorale të 14 Maj 2023 me para, banda, shtetin e tij elektoral, ka grabitur nga Tropoja në Konispol me dhjetëra mandate.

Së dyti, po marr të mirëfilltë pretendmin se Beleri është arrestuar për blerje votash. Por ju rikujtoj se sipas ligjeve të këtij vendi, Beleri i padënuar deri sot nga drejtësia për aktin që po akuzohet, nuk mund kurrësesi të pengohet të bëj betimin si Kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, sikundër kanë marrë mandatin dhe kanë bërë betimin vite më parë kur respektohej ligji, deputetë të paraburgosur, por të padënuar me vendim gjykate. Kështu çdo pengesë për betimin e Belerit është politike dhe vetëm politike.

Së treti, qeveria greke në dijeninë time nuk ka kërkuar lirimin e Belerit, ndonëse për mua ai është i burgosur politik. Ajo ka kërkuar zbatimin në rastin e tij, të ligjeve shqiptare dhe lejimin e tij në përputhje me këto ligje dhe me precedentin për të bërë betimin. Mendoj se çdo qytetar që do të jetë i lirë duhet të qendrojë në anën e ligjit dhe shtetit ligjor dhe të askërkujt tjetër.

Së fundi, bojkoti nga Presidenti i Republikës i një takimi rajonal në Athinë me simbolikë të madhe, 20 vjetorin e deklaratës të Selanikut, deklaratë në të cilën liderët e BE u zotuan për perspektivën europiane të vendeve të rajonit tonë nuk ishte absolutisht interesi i asnjë shqiptari që konsideron integrimin e vendit në BE si të ardhmen e tij më të mirë. Ai është vetëm interesi i Edi Ramës dhe organizatës mafioze kriminale që ai drejton.

Edi Rama me vendosmërinë e tij për t’i marrë me çdo kusht Belerit, pa asnjë vendim gjykate, mandatin, dëshmon i nderuar Evelino, se ai për interesa strikt mafioze për trojet dhe tokat në Himarë është i gatshëm të dhunojë ligjet, kushtetutën e vendit. Ky akt dëshmon se ai është i gatshëm për interesat e tij dhe klaneve të tij mafioze të sakrifikojë interesat tona europiane.

Greqia është një vend fqinj, i cili pavarësisht nga problematikat që kanë ekzistuar midis dy vendeve ka mbështetur Shqipërinë dhe shqitarët këto 30 vite në rrugën e demokracisë dhe integrimit europian dhe euroatlantik. Ajo është dheu ku mbi 1 milion shqiptarë emigruan më shumë se në çdo vend tjetër për një jetë më të mirë, për vete dhe familjet e tyre dhe që kontribuan dhe kontribuojnë edhe në ekonominë e Shqipërisë.

Duke përfunduar, uroj të mos mbështesni ndonjëherë tjetër aktet antiligjore të Edi Ramës, për të cilin interesa supreme, janë interesat e tij dhe klaneve mafioze që perfaqëson. Me respekt, Sali Berisha./m.j

Next Post
Gazetarët gjermanë vendosin të pushojnë në jug: Shqipëria është absolutisht një destinacion për t’u rekomanduar

Gazetarët gjermanë vendosin të pushojnë në jug: Shqipëria është absolutisht një destinacion për t’u rekomanduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulet çmimi i naftës, këtë të mërkurë zbret në 199 lekë/litër

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

August 5, 2026
Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Shtohet qarkullimi me vendet fqinje, Kapshtica dhe Qafë Thana përballojnë rritjen e lëvizjeve

August 5, 2026
Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

August 5, 2026
Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

August 5, 2026
Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

August 5, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Kundërshtitë për ndarjen territoriale, Mazniku: Debati në Kuvend, jo me protesta dhe referendum

August 5, 2026
Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

August 5, 2026
Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

Alarm në Gjermani! Avioni i DHL përplaset në ajër me një objekt, pak më vonë policia gjen në aeroport një dron

August 5, 2026
Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

Neutralizohet zjarri në Peshkëpi të Selenicës, digjen automjete në një varrezë makinash dhe dhjetëra pemë

August 5, 2026
Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

Tarifat e Trump u rrëzuan në gjykatë, SHBA nis kthimin e miliardave për bizneset

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com