Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Sulltan Novruzin, festë që shënon datëlindjen e Imam Aliut.
Kjo cilësohet si festa më e rëndësishme e Bektashinjve. Në vendin tonë u kremtua si festë kombëtare në vitin 1996.
Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.
Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë./a.m.