• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bekim të drejtoj sërish PS e Tiranës”, Veliaj: Ndryshimi që kemi sjellë në çdo lagje është i prekshëm

by A R
04/07/2022 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan privilegj drejtimin e Partisë Socialiste të Tiranës, detyrë e cila iu ngarkua në mbledhjen e fundit të Kryesisë. Nga Njësia 1, ku u ndal për të dëgjuar platformat e kandidatëve për kryetar të PS në këtë njësi, ai tha se duhet punuar për të ruajtur besimin e qytetarëve. Për këtë kërkoi bashkëpunim nga anëtarësia, për të çuar procesin e përzgjedhjes së kryetarëve, por edhe në betejën e ardhshme zgjedhore.

“Për mua është bekim dhe privilegj i jashtëzakonshëm që të vazhdoj të drejtoj Partinë Socialiste në Tiranë, por si i thonë asaj fjalës së urtë shqiptare: “Trimi i mirë, me shokë shumë”. Mua më duhen sot shokët dhe shoqet në çdo njësi, që të rrëmojmë të gjithë bashkë, si një varkë. Na duhet edhe një kapiten për çdo varkë, që na tregon se nga do rremojmë, që na jep kurajë për t’i dhënë me më shumë energji e më shumë fuqi rremave për të ecur përpara. Çfarë fati për ne që kemi këtë shumicë dhe jemi bekuar nga populli ynë, që na japin besimin e plotë të ecim përpara”, tha Veliaj.

Duke folur si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Veliaj nënvizoi se falë punëve të bëra në kryeqytet, angazhimi bëhet edhe më i lehtë, pasi investimet janë të prekshme për qytetarët.

“Kur kujtoj takimin e parë që kemi mbajtur këtu, kur sapo kishim rikonstruktuar shkollën “1 Maji”, lagjet ‘Ali Demi’ dhe ‘Ali Shefqeti’ nuk kishin rrugë, as trotuare, kurse sot ndryshimi është si dita me natën. Ndaj them se ne duhet të matemi me stekën tonë. Steka jonë është si do mundemi të bëjmë për lagje të tjera atë punë që kemi bërë te “Dhimitër Kamarda”, si të shkojmë në nivel më kapilar, për të sjellë të njëjtën cilësi si këtu, ku është kryqëzimi kryesor me unazën dhe Ali Demin, ashtu edhe në periferinë më të largët. Detyra jonë është që, siç bëmë me “1 Majin” dhe “Ali Demin”, të bëjmë edhe shkollat e tjera në Tiranë. Siç bëmë rrugën “Ali Demi” dhe “Ali Shefqeti”, të bëjmë edhe rrugët e tjera,” u shpreh Veliaj.

Në Njësinë 1, për kryetar të Partisë Socialiste kandidojnë Renaldo Suli dhe Anisa Ruseti.

/a.r

Next Post
Në rrethrrotullim vëzhgon droni, pak metra më tutje ju pret patrulla…

Në rrethrrotullim vëzhgon droni, pak metra më tutje ju pret patrulla…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In