• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bek

by Edison Ypi
24/08/2026 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Po flisja me një hoxhë. Kur fjala erdhi te Bektashizmi si pjesë e Islamit, hoxha tha:

S’ka gjë më të keqe se ajo që ngjan. Është e shkruar në Kuran.

Si ai hoxhë injorant dhe budalla për të cilin gjëja më e keqe është gjymtyra e vet, janë sot shqiptarët që refuzojnë iniciativën më brilante në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve të kohëve moderne: Shtetin Bektashi, ose Bek.

Progresi investon, lodhet, kërkon, gjen, lejon dhe promovon mekanizma refuzues-korrektues pa të cilët progresi nuk është i mundur.

Por jo si këta derdimenët që refuzimin e kanë bërë profesion.

Kudo në botë, kur iniciohet diçka, që ajo diçka të bëhet sa më mirë, korrektimin e bëjnë të interesuarit. Për rreziqet që mund të vijnë, për shembull, nga problemet në agrobujqësi e blegtori, reagojnë bujqit, çobanët, fermerët, agronomët etj. Për problemet me diplomacinë, dalin e thonë fjalën e tyre, ata që dinë, ekspertët e shkolluar. E kështu me radhë për të gjitha problemet.

Halli se këtu, gjithçka pozitive që ndodh, dalin ta pengojnë gjithmonë të njëjtët: Ca ngordhalaqë që refuzimin e kanë bërë profesion. Ca materialistë që në protestë vijnë drejt nga kafeneja ose restoranti ku sapo kanë marrë mëditjen e peqelepes.

Shqipëria jonë që një herë e një kohë shtrihej gjatë e gjerë nga Danubi në Peloponez, sot është katandisur sa një qymes me gjela mbi pleh që s’mund të riprodhohen por veç ngordhin një nga një, dhe pas pak qymesi do mbetet bosh.

Kontestuesit e vërtetë, reformatorët bio, janë njerëz të frymëzuar nga ide të larta, njerëz të zjarrtë, idealistë, sakrifikuesa, që për Atdhjeun vetëflijohen. Jo si këta hesapxhinj, dorënderë, puthadorë të të huajve.

Njëri i mbytur, tjetri nëntokësor, i treti ky që është sot, plus një tjetër në Londër – kemi 4 Kukësa.

Kemi edhe 2 Poliçana, dhe nga 2 e nga 3 Elbasana, Librazhda, Kruja, Shkodra.

Kur kemi qytete të shumfishtë, pse të mos kemi 3 e më tepër Shqipëri?!

Kush nuk e do Bekun?

Bekun nuk e duan:

Ca majmuna që thonë, “Nuk e lejon Kushtetuta shtet brenda shtetit”. Lënë të nënkuptuar se Kushtetuta lejon, ose nuk ndalon, shtet jashtë shtetit. Pra, sipas majmunave, shqiptarët mund ta krijojnë një tjetër shtet jashtë shtetit të vet. Në Greqi, për shembull. Ku majmunat që tremben nga hija e vet, do luftojnë thika dhe piruna ta krijojnë një Shqipëri tjetër, edhepse Kushtetuta greke e ndalon, por falë vemohimit patriotik të majmunave…etj, etj. O mos vdekshi kurrë o majmuna, se po vdiqët, s’do kemi shkak me qesh.

Delirantët pa asnjë zotësi apo talent, injorantë gjysmë ose aspak të shkolluar që u mungojnë parimet, por duan me çdo kusht të duken, të ndihen, të njihen, të shpërblehen.

Materialistët që nuk duan të dëgjojnë për Bek, por vetëm për Lek.

Dembelët dhe parazitët hileqarë që Shqipërinë nuk e duan të gjallë, aktive, agresive, dinamike, energjike, por të lodhur, të fikur, të vdekur, moçal, gjiriz ku askush s’punon, të gjithë vjedhin dhe askush nuk dënohet, vend diku në humbëtirat e Mbretërisë së Kurrkundit, ku s’ndodh asgjë, veç fryn era dhe bie shiu, vend në fund të botës ku një zhgan trutharësh injorantë të shitur janë kundër më të mirëve të historisë së vet: Skënderbeut, Shën Terezës, Kadaresë dhe gjithçkaje që nuk rri kot, por lëviz.

Ca që s’i kanë mirë punët me gruan.

Ca të tjerë që duke mos guxuar të ankohen nga zemra, diabeti, mushkëria, prej të cilave vuajnë, thonë “jam antikomunist”, demek idealist që nuk vuan materialisht.

Ca gjallesa të mjera, të thatë, të largët, të hidhur, pa pikë yndyre që kanë bërë Abetaren, shkrim e këndim dinë, dhe kaq u mjafton të vetëquhen shkrimtarë, kur në fakt si kurbetçinj që janë, kanë zgjedhur Bekun për gomone të fundit, tren të fundit, shpresë të fundit, për pakëz lavdi në vend të vet.

Mua që jam dy herë Bek synetli – çka refuzuesve të Bekut mund t’ua dëshmoj, edhe pa shkak, kot, për qejf – vetvetiu më përket pasaporta e parë e Bek.

Mezi e pres, për t’u bërë, veçse dy herë Bek, edhe dy herë shqiptar.

Po arrita të marr edhe pasaportën e gruas sime më të bukur, Kosovës, për të cilën qaj sa herë e vizitoj, do të bëhem tri herë Shqiptar.

Le të jenë puthadorët e Lekut nga tri e nga katër herë turq, egjiptianë, arabë, irakianë, iranianë. Unë, adhuruesi i Bekut me perspektivë të afërt mbret e mbretëri, jam e do të jem, po aq, e më tepër herë, Shqiptar.

Që të mos mbetet tek fjalët, por të dëshmojë autoritetin që meriton, Bek duhet të deklarojë që tani se me VKM-në e parë do shpallë Non Grata çetën e dështakëve refuzues materialistë.

Zjarri i Xhehenemit i djegtë ata që nuk e duan Bekun, Abas Aliun, festat, turistat, dervishët rrotullues, daullet, ekstazën, Rifai-të, Sulltan Novruzin, Hashuren, kurbanët në Malin e shenjtë të Tomorrit, e të tjera e të tjera.

Ta bëjmë urgjent Bekun xhevahir të paçmuar në gishtin e mesit të Atdhjeut.

Next Post
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri, reagon Ministria e Shëndetësisë: ISHP po monitoron situatën, edhe më parë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Kurthi i Kurtit për Republikën: Pse fitorja në zgjedhje nuk të bën pronar të shtetit

August 25, 2026
Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

Shuhet profesor Eqrem Kryeziu, shqiptarët humbin intelektualin dhe veprimtarin e shquar

August 25, 2026
Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

Sherr në një lokal në Don Bosko/ I riu nxjerr pistoletën dhe qëllon një person. I plagosuri kyç gojën

August 25, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Kavajë / Identifikohet edhe viktima e dytë e aksidentit tragjik në Golem

August 25, 2026
VIDEO/ Protestuesit sulmojnë me vezë urbanin me pasagjerë

Transporti sërish thirrje institucioneve: Të zgjatet paketa antikrizë, ose do të reduktohet flota

August 25, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Rama, ahengje me shelegët e Kuçit”, Berisha: S’ka legjitimitet, të japë dorëheqjen

August 25, 2026
Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

Gjendet kokainë në burgun 313, ishte fshehur në ushqime

August 25, 2026
Keqkuptimi i mikrofonit

“Dëgjo se unë jam profesionist…”

August 25, 2026
Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

Rama ndan pamjet nga takimi i Pogradecit: Shqipëria 2030, hapa të rinj dhe ndërveprim më i madh me qytetarët

August 25, 2026
FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

FOTO / Eventi i automobilave ofron një perspektivë kyçe të tregut

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com