• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bejko takim me ish-të përndjekurit politikë: Vilën e Enver Hoxhës do ta kthejmë në qendër për edukimin kundër komunizmit

by Java News
03/05/2023 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Roland Bejko zhvilloi një takim me qytetarët dhe përfaqësues të shtresës së ish të përndjekurve politik nga ku tha se do të shpallin Muze të Krimeve të Komunizmit burgun 313 në Tiranë, burg që gjatë diktaturës  komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve.

Po ashtu Bejko tha se vilën 31 të Enver Hoxhës do ta bëjnë qendër të edukimit dhe formimit për kujtesën e komunizmit. Po ashtu, kandidati demokrat tha se Bashkia do të krijojë një aplikacion guidë të vendeve të kujtesës në Tiranë që t’iu shërbejë si turistë të huaj ashtu edhe qytetarëve shqiptarë.

“Ne do ta shpallim muze vendin e vuajtjes së dënimit në burgun 313, ndërkohë që vilën 31 të Enver Hoxhës do ta bëjmë qendër të edukimit dhe formimit për kujtesën e komunizmit. Më hollësisht do të rivlerësojmë emrat e të gjithë rrugëve dhe shkollave të kryeqytetit në bashkëpunim me grupet interesit dhe shoqërinë civile për të shkëputur simbolikat më të rënda të së kaluarës komuniste. Do të memorializojmë kujtesën dhe krimet e komunizmit dhe vuajtjet në burgjet komuniste, vendet e internimit duke ngritur muzeun e krimeve të komunizmit në Tiranë për 32 vite nga klasa politike aktuale dhe ajo që ishte, kjo gjë nuk ndodhi, nuk e bënë, nuk donin.

Do të ngremë një park të tipit open air museum, për personat e zhdukur ose të vrarë në burgjet e komunizmit. Vilën e Enverit do ta kthejmë në qendër kreative për edukimin kundër komunizmit në Shqipëri dhe në oborrin e vilës do të vendosim një memorial në përputhje me ligjin numër 10 241/2010. Do të krijojmë një aplikacion guidë të vendeve të kujtesës në Tiranë që t’iu shërbejë si të interesuarve turistë të huaj ashtu edhe qytetarëve shqiptarë. Do të përgatisim një projektligj për shtresën e ish të përndjekurve politikë, për banesat publike dhe shërbimet shëndetësore. Si edhe do të ketë subvencione për udhëtimin e ish të përndjekurve politikë në transportin publik, të atyre të cilët nuk i kanë mundësitë për ta kryer një transport të tillë me shpenzimet e tyre. Ashtu siç është për veteranët e luftës, apo shtresa të tjera në nevojë në shoqërinë shqiptare. Kryetari i bashkisë nuk ka bërë asgjë nga këto, kuptohet se pse jo. Sepse në fund të fundit ai rrjedh nga linja e xhelatëve dhe jo e viktimave të komunizmit. Ai ka lejuar që hapësira publike në kryeqytet të bëhet shesh i shfaqjes së simbolikave të diktaturës dhe të përdoret nga nostalgjikë të diktaturës, të cilët hyjnë dhe lëndojnë kujtimin e viktimave të regjimit”, u shpreh Bejko.

Pikat e programit

1- Rivlerësim i të gjitha emrave të rrugëve dhe shkollave të kryeqytetit në bashkëpunim me grupet e interesit dhe shoqërinë civile, duke vlerësuar emërtimet e tyre me qëllim shkëputjen e simbolikave me  të rënda të së kaluarës komuniste, në formën e memorialëve, pllakave përkujtimore të shpërndara në të gjithë territorin e Tiranës.

2- Memorializimi i kujtesës mbi krimet e komunizmit dhe vuajtjeve në burgjet e komunizmit, vendet e  internimit, përmes ngritjes së Muzeut të Krimeve të Komunizmit në Tiranë. Ish godina e burgut 313, e ndërtuar nga italianët më 1942 ngjitur sot më Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, gjatë diktaturës  komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve që vinin kryesisht nga kampet dhe burgjet e Shqipërisë.

3- Ngritja e një Parku të tipit “open air museum” në Tiranë (mbase diku tek Bulevardi i Ri) për personat e zhdukur/vrarë në burgjet e komunizmit.

4- Insistimi për kthimin e “vilës së Enverit” në një qendër kreative për edukimin kundër komunizmit në Shqipëri dhe vendosja në oborrin e vilë së një memoriali/monument/obelisk sipas Ligjit Nr. 10 241/2010.

5- Krijimi i një aplikacioni Guidë e vendeve të kujtesës në Tiranë

 

/s.f

Next Post
Kandidati i Berishës nuk heq dorë nga premtimi absurd, Adil Xhelili: Shërbimi funderal falas është një emergjencë

Kandidati i Berishës nuk heq dorë nga premtimi absurd, Adil Xhelili: Shërbimi funderal falas është një emergjencë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In