• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bejko: PD mund të ndahet në dysh! Basha ose të përjashtojë Berishën, ose të japë dorëheqjen

by A R
07/09/2021 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha ka vetëm 2 rrugë në situatën ku ndodhet aktualisht pas presionit amerikan për të larguar Sali Berishën nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij ‘non grata’ nga SHBA, ose të përjashtojë Berishën ose të japë dorëheqjen. Qëndrimi i prerë është i anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Roland Bejko, i cili është edhe këshilltar i kreut të PDsë për pushtetin vendor. Bejko thotë që në të gjithë këtë situatë PD rrezikon të ndahet në dysh.

“Kambanat në radhë të parë bien për Partinë Demokratike. Gjithçka që mund të ndodhë pasojat do të bien mbi PD-në. Ka shumë rrezik që nëse Berisha përjashtohet nga PD dhe ai reziston partia mund të ndahet në dysh. Nëse ndodh që Berisha të qëndrojë ambasada e SHBA mund të mos bëjë asgjë por Ramës i intereson që Berisha të jetë në Kuvend dhe ai ta përdorë politikisht.

Varianti tjetër është që SHBA ta përshkallëzojë qëndrimin ndaj PD-së. Për shëmbull të ndodhë ajo që ndodhi kur u votua reforma në drejtësi duke i marrë një nga një deputetët e PD-së. Basha jo vetëm që nuk mund t’i shmanget kësaj përballje por ka vetëm 2 rrugë. Ai ose duhet t’i kërkojë institucioneve të partisë përjashtimin e Berishës ose të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Dorëheqja i shërben vetëm z. Basha. Ajo që humbet është Partia Demokratike. Në rast se Berisha qëndron kundër presionit të thelluar të qeverisë amerikane PD do të jetë e izoluar dhe do të ketë damkën si e para parti shqiptare që lëviz në politikë si anti amerikane. Berisha duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga PD dhe ta mbronte vetë dinjitetin e tij”, tha Bejko në ‘Sot live në Shqipëri’ në Report Tv.

Sipas tij skenarët që janë në PD do të krijonte kosto për të dhe demokracinë shqiptare.

“Unë dua që Partia Demokratike të mos ndahet në 2 pjesë, të mos izolohet nga faktori ndëkrombëtar në Shqipëri”, tha ai.

Sa i përket emrave të qeverisë së re, Roland Bejko thotë se Rama nuk u kujdes për fatet e shqiptarëve kur foli për kabinetin e ri.

“Nuk ka nevojë që të marrësh emër për emër të gjithë ministrat. Të gjithë janë ‘Yesman’, ulin dorën dhe ngrenë dorën. I mungon një background profesional dhe politik. Në kohën e PD ka pasur personalitete që kishin çfarë thoshin. Me këtë kabinet Rama nuk u kujdes për fatet e qytetarëve shqiptarë, nuk u tha asnjë fjalë se çdo të bëhet me ekonominë apo me problemet e tjera. Ai nuk foli asgjë për qeverisjen por vetëm për mandatin e katërt. Ai pranoi faktin se PS është një makinë elektorale që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve”, tha Bejko.

/a.r

Next Post
VIDEO / Rreth 40 klandestinë brenda furgonit në Pogradec, pamjet e trishta si i ikin policisë me vrap

VIDEO / Rreth 40 klandestinë brenda furgonit në Pogradec, pamjet e trishta si i ikin policisë me vrap

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Do fillojmë takimet me opozitën, na duhen 84-86 deputetë

March 30, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Beteja e titanëve”, realiteti i Trump për luftën në Iran përplaset me një mur

March 30, 2026
PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In