• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bejko: Më kanë kërkuar të tërhiqem! Berisha kërcënoi kandidatët se nëse dalin me siglën e PD do të zëvendësohen

by Java News
01/05/2023 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Roland Bejko, kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën në zgjedhjet vendore të 14 majit thotë se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se me Berishën dhe me Metën opozita nuk ka të ardhme. Bejko i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, u shpreh se partia nuk mundet që të sundohet nga një person, qoftë edhe i ndritur ai.

‘Kur je në politike, duhet të mos u shmangesh betejave. Unë jam i këtij stili që duhet të jem në betejë. Berisha mendon se do të mjaftonte vetëm militantët që të marrë në dorë partinë. Dhe unë jam nisur në mënyrë skeptike, kur mora mandatin, mirëpo sot që jam në terren, kam takuar njerëz në rrugë dhe jam i befasuar. Vota që do të vijë tek unë do të jetë votë racionale dhe do të jetë votë e arsyes. Nuk mund të sundohet partia qoftë edhe nga një individ i ndritur. Ka ndryshuar për keq situata në PD-së pas 6 marsit, pasi u thelua edhe më tej Berisha pasi u shpall non grata nga PD. Kjo parti është përçarë edhe më shumë, nga Berisha, i cili premtoi se do të bashkonte partinë. Qytetarët kanë kuptuar se me Berishën dhe Metën nuk ka të ardhme opozita. Një i djathtë nuk e çon votën te Ilir Meta. PD ka humbur busullën dhe shyqyr zotit që jemi ndarë nga Berisha dhe do të ndërtojmë një parti të djathtë.’- tha Bejko.

I pyetur nëse ka pasur oferta që të tërhiqet nga gara, Bejko pohoi, duke shtuar se kanë qenë miqësore. Sipas Bejkos në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Berisha i ka kërcënuar kandidatët duke u thënë se do të dalin me siglën e PD-së do të zëvendësohen menjëherë.

‘Kam pasur takime dhe oferta por kanë qenë miqësore. Më kanë thënë shikoj dhe një herë se po ndajmë votën e djathtë. Kam thënë tani që erdhi rasti që ne u bëjmë ofertën të dalim të përbashkët, thuaj se kam interes të fitoj Tiranën. Berisha i ka kërcënuar ku u ka thënë se ato kandidatë që do të dalin me siglën e Alibashës do tu zëvendësoj menjëherë dhe në këtë u moment disa u tërhoqën.’- tha Bejko.

Për analistin Lorenc Vangjeli, kandidimi i Roland bejkos është një lajm shumë i mirë. Sipas Vangjelit,, Bejko ka një fitore morale të garantuar.

‘Si pakicë ajo që përfaqëson Bejko, është se me Berishën opozita ka shanse të shuara që të mbetet në opozitë dhe për të mos shndërruar atë që është qëllimi kryesor që të vijë në pushtet. Bejko hyn me një kartë fituese. Rezultati pastaj është tjetër gjë. Pavarësisht se do të duhet ta kishin betejën e tyre, nxorën në garë Bejko. Bejko ishte alibia për të fshehur pafuqinë dhe mungesën e aktit dhe sakrificës për partinë e tij. Më 15 maj cilido të jetë rezultati Bejko ka një fitore morale të garantuar që në këtë moment.’- tha Vangjeli.

/s.f

Next Post
VIDEO/ Makina që fluturojnë e pemë që shkulen, pamje apokaliptike nga tornadoja

VIDEO/ Makina që fluturojnë e pemë që shkulen, pamje apokaliptike nga tornadoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In