Kandidati i Partisë Demorkatike zyrtare, Roland Bejko është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndryshe nga disa kolegë të tij që kanë nisur të largohen për shkak të presioneve të Sali Berishës. I ftuar në ‘Studio Live” në Report Tv, Bejko shprehet se ndaj tyre ka një presion shumë të madh duke i thënë “hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes”.
“Sot kush nuk është me PD i bie të jetë me Berishën, edhe këto largimet, janë pjesë e presionit, hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes, se nuk e përballojnë dot presion, as të 14 majit ku do u thuhet pse humbët ju”, tha Bejko.
Përballë gazetarit Arbër Hitaj, ai ka zbuluar edhe disa “të pathëna” nga mbledhja e stërzgjatur e Kryesisë ku u konfirmua kandidatura e tij për Tiranën në 14 maj. Ai tha se nëse ai nuk do e pranonte propozimin, Enkelejd Alibeajt do jepte dorëheqjen dhe se “vula rrezikonte” t’i kalonte Sali Berishës.
“Nëse unë nuk do garoja, Alibeaj do jepte dorëheqjen dhe vula do i shkonte Sali Berishës”, shtoi ai.
Bejko zbulon edhe propozimin e tij, për 2 nënkryetarët Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi, që të kishin një “primare” me njëri-tjetrin dhe kush dilte i fituar të ishte kandidat i PD-së zyrtare për kryeqytetin në 14 maj. Mirëpo, shprehet se një propozim i tillë, nuk gjeti dakordësinë e asnjërit.
“Njëra që e donte vetëm këshillat Bashkiak dhe tjetra që të hyhej në zgjedhje me të gjithë kandidatët. Mirëpo, meqë PD më shumë se një vit ka një sulm prej Berishës, një dhunë verbale dhe fizike që 8 janar, fjalori i ashpër i Berishës, gjuha pret më shumë se vetë plumbi apo guri. Në këto kushte erdhi propozimi im, unë i kërkova që një nga drejtuesit e lartë, Tabaku apo Bardhi të bënin një sakrificë dhe të futeshin në garë për bashkinë e Tiranës, fakti që dorëhiqesh tregon që e ke seriozisht kauzën dhe ngroh entuiziazmin. Ata nuk pranuan, preferuan që të mbajnë detyrat e tyre dhe patën qëndrime krejt ndryshe nga kryesia, njëri thonte kandidat për bashki në zona të pjesshme, ku mendohet se do fitonim, nga ana tjetër ishte Tabaku dhe disa deputet të tjerë që të futemi vetëm me Këshillat”, shtoi Bejko në Report Tv.
Vendimin për të mos dalë me asnjë kandidat për kryetar Bashkie, Bejko thotë se do të ishte një asimilim i Partisë Demorkatike, prandaj tha se mori përsipër një detyrë të tillë, pasi nuk mund të pranonte që kjo forcë politike ku ai ka dhënë shumë kontribut, të kishte këtë fat.
“Jam kundër, nëse futesh vetëm me Këshillat, t’i asimilon partinë, se nuk ka një udhëheqësh, që të organizojë fushatën dhe të mbledhë votat dhe kështu, duhet një dikush ta udhëheq fushatë, meraku është rezultati në fund, por ne nuk jemi për rezultatin në fund, nuk jemi ndarë me palën tjetër ish PD për çështje rezultati, ne jemi në pozicion mbrojtës që PD të mos mbetet në duar Non Grata.
Të thuash Berisha do na anatemojë pas humbjes? Ca kuptimi ka? Dhe andej dhe këtej, ta kemi mirë me amerikanët dhe pastaj jemi dhe me Berishën, kjo nuk shkon. Nëse do ishte futur logoja e PD, do konkurronin 4 flamuj të majtë, Rama, koalicioni i Ilir Metës, do ishte Arlind Qori, një parti e majtë dhe Endri Shabani, nisma Thurje, ky është thelbi i konfliktit”, shtoi Bejko.
Fakti që është një gjirokastrit në garë për Tiranën nuk e sheh aspak si një disfavor. Ai solli disa shembuj si Rishi Sunak në Britani e Madhe një indian në si kryeministër apo modele të tjera në shtete të tjera në botë.
“Berisha i bie që të mbaronte universiteti dhe të shkonte në fshat, edhe Nardi të hapte një servis makinash në fshatin e tij, unë kam 18 vjet në Tiranë, banoj këtu dhe jam pedagog këtu, kam qenë drejtues i lartë në Ministri të Brendshme, themelues i shkollës ASPA, drejtor i pushteti vendor dhe i integrimit, pastaj shkova nga Ministria e Jashtme pedagog. Dhashë dorëheqjen se ishte një kaos total. Britania e Madhe e ka kryeministrin jo anglez, SHBA vendosi një president me ngjyrë, në Skoci po ashtu dhe ta kesh këtë mentalitet tregon se je shumë i vjetër, Tirana është kosmopolite dhe të drejtën e ka kushdo. Do kullosja lopët në Lazarat? Unë mbarova shkollën për të dhënë kontribut këtu”, deklaroi Bejko./m.j