• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bëje babë! Duam të jetojmë në Shqipëri”. Nga Bashkia e Londrës deputet në Dibër, kandidati i PS rrëfen si e bindi familja për të pranuar ftesën e Ramës

by A R
02/04/2021 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për 23 vite me radhë Lavdrim Krrashi me origjinë nga Dibra, ka shërbyer në Bashkinë e Londrës, duke mbajtur së fundmi detyrën e Drejtorit të Planifikimit Urban dhe Strehimit.

Tashmë ai ka zgjedhur të rikthehet në vendin e origjinës, në Dibër, si kandidat për deputet në listen e Partisë Socialiste, sepse siç thotë ai, dëshiron që Shqipëria të jetë e ardhmja e fëmijëve të tij.

Ai rrëfen në një intervistë për JavaNews se ftesën e Kryeministrit Rama për t’u përfshirë në politikë e ndau fillimisht me familjen e tij që e nxitën të pranonte sepse dëshira e tyre ishte që një ditë të ktheheshin në Shqipëri.

“Siç thoshte edhe Nënë Tereza e madhe, më mirë ndiz një qiri, në vend që të mallkosh errësirën. E nëse secili prej nesh ndez një dritë të vogël për këtë vend të bukur, në vend që të qëndrojë duarkryq duke gjuajtur me fjalë apo baltë çdo punë të tjetrit, errësira pa diskutim që do t’ja lërë vendin dritës. Jam kthyer për të kontribuar modestisht që vendlindja ime dhe Shqipëria të ecë në rrugën e mbarë për të qënë e ardhmja e fëmijëve tanë”, thotë Krrashi.

Krrashi thotë se është i gatshëm t’i shërbejë qytetarëve të Dibrës me përkushtim e përgjegjësi ndërkohë që një mandat i tretë i partisë socialiste nevojitet për të vijuar rrugën e zhvillimit të qarkut.

INTERVISTA:

– Lavdrim, ju përfaqësoni një hitori të mirëfilltë suskesi të shqiptarëve përtej kufijve. Prej vitesh keni ndërtuar familjen dhe karrierën në Londër, por tashmë riktheheni për të kandiduar në Dibër. A ishte kjo zgjedhje, një thirrje e brendshme për të dhënë diçka nga vetja, për vendin tënd të origjinës?

Lavdrim Krrashi: Kur Kryeministri Edi Rama më kërkoi të kthehem nga Anglia ku jetoj prej 27 vitesh e ku jam integruar plotësisht, e ndava fillimisht këtë ftesë me familjen time, me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mi. Ishte emocionuese për mua t’i dëgjoja të më thonin me entuziasëm se po, unë duhet ta bëja këtë. “Bëje babë! Edhe ne duam të jetojmë një ditë në Shqipëri”, më thanë fëmijët e mi me shumë gëzim.
Të gjithë e dimë se sa e bukur është ta thuash apo ta dëgjosh këtë por na takon të gjithëve nga pak që ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen e fëmijëve tanë, për të kapërcyer me sukses sfidat. Siç thoshte edhe Nënë Tereza e madhe, më mirë ndiz një qiri, në vend që të mallkosh errësirën. E nëse secili prej nesh ndez një dritë të vogël për këtë vend të bukur, në vend që të qëndrojë duarkryq duke gjuajtur me fjalë apo baltë çdo punë të tjetrit, errësira pa diskutim që do t’ja lërë vendin dritës. Jam kthyer për të kontribuar modestisht që vendlindja ime dhe Shqipëria të ecë në rrugën e mbarë për të qënë e ardhmja e fëmijëve tanë. E them me modesti dhe me shumë punë e këmbëngulje buke besuar e duke mbështetur njëri tjetrin për të përfunduar gjithë punët që kanë nisur në tetë vitet e fundit.

– Ju vini nga një eksperiencë në Bashkinë e Londrës duke punuar me politikat e strehimit. Cili ka qënë rrugëtimi juaj njerëzor për të mbërritur deri aty, sfidat dhe përpjekjet?

Unë jam lindur, rritur e arsimuar në Dibër. Kam mbaruar shkollën e mesme dhe universitetin në Tiranë e jam kualifikuar si inxhinier kimist. Në vitin 1994 kam shkuar në Angli për studime pasuniversitare.
Prej rreth 23 vitesh tanimë jam një shërbëtor publik në Bashkinë e Londrës dhe detyra më aktuale është ajo e drejtorit të politikave të planifikimit urban dhe strehimit.
Eksperienca ime atje është një shenjë e vlerësimit intelektual dhe profesional që kam marrë nga ai komunitet. Unë besoj shumë te thënia e vjetër “the sky is the limit”, “qielli është limiti”, e cila më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës në përpjekjet e mia dhe në fakt vijon të më shoqërojë edhe sot.

– Si mendoni që do ta vini të gjithë këtë eksperiencë profesionale dhe jetësore, më të mirën që keni marrë prej saj, në shërbim të politikës e të komunitetit që sot i kërkoni votën, atij të Dibrës?

Kandidatët e PS në Dibër e konsideorjnë veten si në një intervistë përballë njerëzve të zakonshëm përgjatë kësaj fushate ku komunikimi me njerëzit është intensiv e dinamik, për të marrë prej tyre problematika që kanë nevojë të adresohen. Të punuarit për një kohë shumë të gjatë në fushën e shërbimeve publike, më ka pajisur sigurisht me durimin e duhur, kurajon për t’i shkuar gjërave deri në fund, dhe për të qënë gjithmonë i gatshëm për ta trajtuar shqetësimin e qytetarëve me shumë ndjeshmëri dhe përgjegjshmëri, cilësi që do të dua t’i ushtroj edhe në vazhdim.

– Ju në fakt jeni një ndër ata themelues të partisë socialiste në fillim të viteve 90 në vendin tinë, konkretisht të FRESSH-it. Si ka qënë për ty rikthimi pas kaq shumë kohësh në këtë familje politike dhe si e shihni potencialin e kësaj force politike?

E vërtetë është, unë jam kthyer për të dhënë kështu kontribut në familjen e vjetër të bindjeve të mia që për shumë njerëz edhe sot mbetet një forcë frymëzuese dhe progresiste. Vlerat që gjej te partia socialiste më kanë shoqeruar edhe mua personalisht përgjatë rrugëtimit jetësor. Unë i përkas komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili gjithmonë ka besuar se po, në vendin tonë ka shpresë dhe se edhe ne, nga përtej kufijve, mund të bënim diçka më shumë për vendin e lindjes.

– Megjithatë, gjatë gjithë kohës ju jeni angazhuar në Mbretërinë e Bashkuar për më shumë aktivizëm të organizatave shqiptare për mësimin shqip atje. Pra nuk e keni shkëputur kurrë lidhjen me vendin mëmë, Shqipërinë…. Si e keni parë e vlerësuar rrugëtimin dhe zhvillimin e viteve të fundit të Shqipërisë dhe çfarë vlerash mendon se do ti shtosh si pjesë e vendimarrjes, këtij procesi…?

Në Angli kemi një komunitet fantastik shqiptarësh, ku sidoemos qarku i Dibrës është i përfaqësuar në mënyrë domethënëse. Ky komunitet ia ka dalë të mbajë gjallë mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e vlerave e traditave më të mira shqiptare në Angli. Ne kemi rreth 1000 lektorë në universitete me emër në Angli, përfaqësues që punojnë në sektorin publik e privat, si dhe rreth 3009 biznese të sukseshme të shqiptarëve që e duan punën.

-Cilat do të veçoni si ato sfida për zhvillimin e vendit, veçanërisht të Dibrës, për të cilat ju do të angazhoheni me kapacitetin tuaj intelektual për të kontribuar si anëtar i Kuvendit të Shqipërisë?

Drita në fund të tunelit për qarkun është sigurisht ndërtimi i rrugës së Arbrit. Një projekt që do të çlirojë energji të fjetura, të akumuluara me investime në sektorin e agroturizmit, turizmit malor dhe projekte të tjera zhvillimore të cilat do të garantojnë që Dibra të vijojë rrugën e nisur të zhvillimit. Rrugë kjo që nuk do të ketë kthim prapa, për sa kohë të gjithë ne jemi gati për të dhënë më të mirën nga vetja, që gjërat në këtë vend të shkojnë mbarë në interes të qytetarëve tanë.

JavaNews/ a.rada

Next Post
Basha: Zgjedhja e Ramës kryeministër ishte një aksident

“Rrëzimi i Ramës”: Fabula e vetme e një opozite që synon të drejtojë vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In