Athina përgatitet për të gjetur një kompromis me kreditorët, por në Gjermani ka nisur tashmë të marrë formë dalja nga e Greqisë nga zona euro. Sipas revistës Bild “Merkel përgatitet për një Grexit”. Kjo ka marrë formë sidomos pas takimit tresh me Hollande dhe kryeministrin grek Cipras.
Ky lajm vjen pas deklaratave të kreut të Komisionit Europian Juncker, i cili kadeklaruar se bisedimet me Greqinë do të nisin më së pari në nivelin teknik. “Politika vjen pas negociatave teknike” është shprehur shefi i KE. Ditë të turbullta në horizont për fqinjin tonë jugor.