Mesfushori shqiptar Valon Behrami ka mbuluar me tatuazhe këmbën e tij, duke paraqitur pjesë të jetës së tij të fëmijërisë në Mitrovicë.
Në tatuazhet e krijuara nga Gianluca Ferraro paraqitet një fëmijë me top tek ura e Ibrit, lufta me plumba e bombardimet e NATO-s, si dhe një pëllumb i paqes e shqiponja, transmeton Koha.net.
“E gjithë jeta ime në një kryevepër nga Gianluca Ferraro, faleminderit për të gjitha”, ka shkruar Behrami në Instagram. (b.an)












