• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Behgjet Pacolli, për Bllomberg, është mes miliarderëve të botës

by Java News
28/12/2016 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin kur votuesit populist riformuan fuqinë dhe politikën nëpër Evropë dhe SHBA, njerëzit më të pasur të botës po e përmbyllin vitin 2016 me 237 miliardë dollarë më shumë se që kishin në fillim.

Përfitimet më të mëdha i pati Warren Buffett, i cili pasurisë së tij i shtoi 11.8 miliardë dollarë gjatë vitit pasi që firma e tij investuese “Berkshire Hathaway Inc.” u ngrit pas fitores së Donald Trumpit më 8 nëntor.

Buffett, i cili është zotuar se do të dhurojë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi, në korrik të këtij viti dhuroi aksionet e tij në “Berkshire Hathaway” në vlerë prej 2.6 miliardë dollarësh, raporton Bloomberg.

Mediumi amerikan, në artikullin e tij të përpiluar për indeksin e miliarderëve të botës, ka shkruar edhe për “startup” bizneset për të cilat thotë të kenë përfituar më së shumti gjatë këtij viti, duke përfshire Travis Kalanick e kompanisë “Uber” dhe Evan Spiegel të rrjetit social “Snap”.

Të ashtuquajturit miliarderët “njëbrirësh”, ku përfshihen bashkëthemeluesi i “Spotify” Martin Lorentzon, i cili u identifikua si miliarder për herë të parë më 2016, ka siguruar një shumë të madhe të financimeve.

“Miliarderë tjerë të zbuluar nga indeksi i Bloomberg më 2016 përfshijnë babanë dhe djalin prapa tekilës “Jose Cuervo”, një sipërmarrës të pronave te patundshme ne NewYork, Axel Stawski dhe bosin e ndërtimeve nga Kosova, Behgjet Pacolli”, shkruan Bloomberg.

Në këtë indeks janë përfshirë edhe 11 anëtarët e gjallë të familjes së sipërmarrësit tajlandez Chaleo Yoovidhya, shpikësit të Red Bull-it, trashëgimtarët e të cilit ndajnë një pasuri të përbashkët prej 22 miliardë dollarësh, pasuria më e madhe botërore e një pije energjike.

Në Argjentinë janë shfaqur tre miliarderë, përfshi miliarderin e parë të vendit në teknologji Marcos Galperin, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Receta kuzhine, role me spinaq

Receta kuzhine, role me spinaq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com