Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shtruar një pyetje në profilin e tij në Facebook oret e fundit.
“E kuptuat sa shumë premtuan në fushatë?”, ka shkruar ai.
“Vetëm shikoni lajmet nga politika, nga mëngjesi deri në orarin e syfyrit si debatohet vetëm rreth një DEBATI dhe kurrgjë tjetër. Askush nuk flet për hallet e qytetarit, për varfërinë në rritje, për gjendjen e spitaleve dhe shëndetësisë sonë, për shkatërrimin e mjedisit, për hasmërinë e krijuar (nga politika) mes njerëzve; për izolimin tonë ndërkombëtar. Pse, menjëherë pas fushatës, si me magji u zhdukën nga fjalët e politikanëve problemet dhe zgjidhjet që ofronin? Mos vallë u zhdukën problemet?”, ka thënë Pacolli më tej.
Është përgjigjur po vetë.
“Jo, ato janë si një mal i madh para nesh. Qytetarët dhe hallet e tyre janë harruar, sikur mos të ekzistonin e nga ana tjetër tek akterët e ‘politikës’ dominojnë vetëm konfrontimet rreth Debatit, se kush do të jetë Kryeministër”.
Sa keq, sa e vrazhdët e sa primitive që nuk do të mjafton as lapsi e as letra për t’a shprehur këtë. (b.an)