• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bëhen deputetë Mediu, Xhixho e Blushi. Mbeten jashtë Tabaku dhe…”, gazetari: Ç’borxh i ka Berisha këtyre që…

by A R
12/05/2025 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “Dekalog” të Roland Qafokut në Dritare TV, gazetari Ardit Rada komentoi mbi shanset elektorale të deputeteve Erisa Xhixho dhe Jorida Tabaku. Sipas analizës së tij, Erisa Xhixho ka më shumë gjasa të rikthehet në parlament përpara Jorida Tabakut. Ky vlerësim bazohet në faktorë si pozicionimi politik, mbështetja brenda partive përkatëse dhe dinamika aktuale elektorale. Rada sugjeroi se Xhixho, si nënkryetare e Partisë së Lirisë, ka një pozicion më të favorshëm për të siguruar një mandat të ri, ndërsa Tabaku përballet me sfida më të mëdha brenda Partisë Demokratike.

“Partia Socialiste ruan struktura të mirëqëna dhe të mirëfillta si në kohën e Partisë së Punës. Funksionon me organizata bazë, funksionon me anëtarë organizate, me sekretarë dhe kryetarë organizate, me lista anëtarësh, me kuotacione, me karta anëtarësie, me gjithçka. Partia Demokratike, se partitë e reja nuk mund t’i fajësojë se s’e kanë eksperiencën e organizimit, por Partia Demokratike jo vetëm që i injoroi strukturat, jo vetëm që i ka zhbërë strukturat e saj, jo vetëm që sa herë ka zgjedhje largon kryetarë degësh me hatërmbetje të mëdha, pse s’i përfshin nëpër lista kandidatësh apo në zgjedhje lokale si kandidat për për kryebashkiakë. Por nga ana tjetër nuk arriti të bashkonte strukturat e saj me strukturat e aleatëve, se presupozohet që partia e Ilir Metës është një parti e madhe, shumë e rëndësishme me 200.000 vota saqë Berisha i kishte një borxh kaq të madh sa t’i fuste katër deputetë të sigurtë në listë. Listat që përpiloi Berisha personalisht ishte një sjellje shumë e shpifur ndaj demokratëve. Demokratët që votonin për Jorida Tabaku në Tiranë votuan Joridën, por është e sigurt se para do hyjë në Kuvend Erisa Xhixho. Pastaj po pati vend për Joridën, në Parlamentin e ri. Për demokratët që duan të votojnë Grigels Muçollarin do hyjnë njëherë Fatmir Mediu dhe Tedi Blushi. Pastaj po ngeli ndonjë vend mund të hyjë edhe Grigelsi. Dhe rezultati deri tani tregon që Berisha në listën e Tiranës minimalisht nga 12 veta që i ka të sigurt, katër i ka aleatë pa kontribute në Partinë Demokratike. Sepse Mediu nuk ka elektorat së pari që të thuash ka kontribut të jashtëzakonshëm ndër vite dhe LSI-ja nuk ka fare kontribut në qeverisjen me Berishën, përkundrazi ka sjellë Edi Ramën në pushtet, ka garuar në krah Edi Ramës në disa zgjedhje lokale dhe i ka dhënë Edi Ramës fitore në shumicën e bashkive ose në bashkitë kryesore të vendit.”, tha Ardit Rada.

Next Post
Iljazaj përplaset me juristin e Berishës: Po bëni protestë kundër SPAK e Dumanit, jo kundër Ramës

11 maji, referendumi për fundin e berishizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In