• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bego fut në sherr PD-PS, Paloka: Ka lidhje me qeverinë! Ndreu: E liroi gjykatësi i Berishës!

by Java News
19/08/2018 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike e konsideroi biznesmenin Edmond Bego, të arrestuar nga policia greke për llogari të italianëve për trafik droge, si njeri të lidhur ngushtë me pushtetin e Edi Ramës.

Por pas akuzave të PD ka ardhur edhe reagimi i pare nga radhet e PS. Deputeti Pjerin Ndreu e ka quajtur lajthitje totale qëndrimin e PD. Sipas deputetit socialist “ishte njeriu i Berishës në Gjykatën e Lartë” që e liroi.

“Lajthitja totale e nje force politike qe quhet PD eshte evidente. Ndersa bejne opozite, shfaqin simptoma te renda ne interpretinin e ngjarjeve te ndryshme. Te ngerthyer ne mllefin e ekstrem kunder Edi Rames ju eshte errur logjika dhe nuk dine ca thone ! Ne pamundesi totale per te perballu forcen e lidershipit te PS, dalin ne konferenca shtypi e thone cfare nuk thone. Rasti i nje te ashtuquajturi Mond Bega qe na qenka arrestu ne Greqi sipas PD perben arsye per t’ju versule qeverise, Edi Rames dhe Taulant Balles, se paskan ndihmuar ketete denuarin ! Po mire PS paska ndihmu sipas Palokes, Mondin mos te kapet, po ne Gjykate kush e ndihmoi qe konvertoi denimin nga 21 ne 4 Vjet ? Ndresa PS paska lidhje me Mondin, lidhjen me kryesuesin e kolegjit Penal ne Gjykaten e Larte, njeri i afert i Berishes dhe i zgjedhur prej tij kush ja beri ?! Sipas suflereve te trullosur te PD miqte e tyre i lehtesuan denimin dhe e lane te lire ne gjykate, ndresa ne PS kane faj se nuk e kapi policia ! Zoterinj, ju rrofte kontributi ju dhe derivateve tuaj ne Gjykate per ta liru nga denimi. Aq me keq kur dhe vete autoritete greke e kane liru pasi ka tregu pikerisht konvertimet e denimeve te pjellave tuaja ne gjykate ! E kuptoni sa te peshtire jeni, e lironi vete dhe dilni ne foltore e fajesoni te tjeret ! Me te lajthitur se kaq ske ku gjen ! Te fala nga selia e PD se perhumbur !”, shkruan Ndreu

Sipas PD-së, miku i Aldo Bares shëtiste lirisht në Shqipëri pavarësisht se mbi të rëndonte një dënim prej 21 vitesh burg për trafik droge. Paloka akuzoi deputetin socialist Taulant Balla si të lidhur direkt me Begon, pasi sipas tij, janë të lidhur në biznes.

‘Shqipëria është kthyer në strehën e trafikantëve. Mbrëmë vonë u mësua se policia greke ka arrestuar anëtarin bandës së Aldo Bares i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge. Pavarësisht se ai ishte shpallur në kërkim nuk ishte arrestuar në Shqipëri. Nëse nuk do te shkonte me pushime dhe do të arrestohej nga policia greke nuk do e dinim se ai ishte një trafikant droge. Policia e shtetit mbylli sytë dhe nuk shikonte trafikantin e drogës që shëtiste në Shqipëri.

Cdo shqiptar, ka të drejtë të pyesë sot Edi Ramën, Fatmir Xhafajn dhe Policinë e Shtetit:

Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, arrestohet nga policia greke por jo nga policia shqiptare? Si është e mundur që jo vetëm nuk arrestohet por bën i qetë biznes në Shqipëri?

Cfarë lidhjesh me njerëz të pushtetshëm e kanë detyruar Policinë e Shtetit të mbyllë sytë dhe të mos shohë një trafikant ndërkombëtar droge që shëtit i lirë nëpër Shqipëri? A është Taulant Balla polikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të? PD në ditët ne vijim do bëjë transparencë pse ligji s’ka vepruar ndaj Edmond Begos që njihet me emër tjetër për policinë, Italinë e me emër tjetër për biznesin. Sot kërkojmë që Prokuroria të nisë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit nga Policia e Shtetit“, deklaroi Paloka

a.ç

Next Post
Arbitri i parë transgjinor në historinë e futbollit zbret në fushë

Arbitri i parë transgjinor në historinë e futbollit zbret në fushë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In