Presidenti Bajram Begaj ka nisur takimet e tij në Shkodër, qytet ku ndodhet në një vizitë zyrtare.
Fillimisht kreu i shtetit u prit nga kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, në një takim që zgjati rreth një orë.
Më pas Presidenti Begaj do të vijojë me dekorimin e shkollës “28 Nëntori” me titullin “Nderi i Kombit” për të vijuar me një takim me Prefekten e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni.
Kreu i Shtetit do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, si në Myftininë e Shkodrës dhe në Kishën e Madhe, si dhe do të vizitojë Kishën Ortodokse.
Në përfundim të vizitës së tij, Presidenti Begaj do të vizitojë Muzeun Fotografik “Marubi”.
/e.d