• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj pret mësuesit në pension: S’ka Shqipëri të fortë pa arsim cilësor

by B K
07/03/2025 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i vendit, Bajram Begaj zhvilloi një pritje të veçantë në nderim të mësuesve në pension, që kanë shërbyer në arsim ndër vite dhe në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Kreu i shtetit përcolli edhe mesazhe për arsimtarët e rinj në lidhje me sfidat më të cilat po përballet shoqëria shqiptare sot.

Begaj uroi festën e 7 Marsit, duke shprehur mirënjohje dhe vlerësim për përkushtimin dhe kontributin që mësuesit shqiptarë kanë dhënë në përgatitjen dhe formësimin e brezave.

Kreu i Shtetit kujtoi vështirësitë dhe sakrificat e tyre ndër vite, duke i falënderuar edhe në emër të çdo nxënësi për përmbushjen e detyrës në misionin fisnik të mësuesisë, për durimin, dashamirësinë dhe përkushtimin.

“Kjo festë e bukur në nderim të njerëzve fisnikë që kanë shërbyer gjithmonë si model frymëzimi për urtësinë dhe dedikimin duhet të jetë dhe një ditë reflektimi për angazhimin tonë për të vlerësuar dhe mbështetur  mësuesit  në shoqëri”, u shpreh Presidenti Begaj në fjalën dedikuar mësuesve, duke theksuar gjithashtu se “Një shoqëri që vlerëson mësuesit është shoqëri e ndërgjegjshme, pasi vetëm me edukimin cilësor të brezave ndërtohet një e ardhme e begatë dhe e qëndrueshme”.

“7 Marsi,” u shpreh Presidenti i Republikës, “na kujton sakrificën e madhe që na është dashur të bëjmë ndër shekuj për konsolidimin e institucioneve të nxënies dhe shkollimit, si dhe edukimin e brezave me gjuhën e bukur shqipe.”

Kreu i shtetit e cilësoi këtë ditë si moment kujtese të vazhdueshme për ndikimin e pamohueshëm që mësuesit kanë në jetën e gjithsecilit, në shoqëri dhe në të ardhmen e brezave.

Duke iu referuar realitetit të sotëm, ndryshimeve në teknologji, Presidenti i Republikës e vlerësoi këtë si një mundësi të re për mësim, por njëherazi theksoi se asgjë nuk e zëvendëson bashkëjetesën njerëzore të nxënësit me mësuesin: “Një kompjuter mund të ofrojë informacion, por nuk mund të mësojë vlerat e jetës, të qytetarisë dhe jetesës në komunitet. Një algoritëm mund të analizojë të dhëna, por nuk mund të frymëzojë një fëmijë të ëndërrojë. Mësuesi është dhe do të mbetet faktori kyç në arsimim. Ai është ura mes dijes dhe formimit të karakterit, është udhërrëfyes i përdorimit të drejtë të teknologjisë bashkëkohore, nxitës i zhvillimit personal dhe frymëzues për të ndryshuar botën”.

Begaj këshilloi mësuesit të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre në misionin e vështirë, duke i shërbyer brezave të ardhshëm dhe vendit, ndërsa i inkurajoi ata të forcojnë themelet e arsimit cilësor.

“Shqipëria,” theksoi Presidenti Begaj, “ka nevojë për mësues që nuk vendosin vetëm nota, por nxisin dijen, ëndrrat dhe ndihmojnë në ndërtimin e një shoqërie me mendim kritik dhe vlera të forta demokratike e patriotizmi. Ne duhet të jemi një komb që lexon, një komb që studion, një komb që ecën përpara me forcën e mendjes dhe etjen për dijen. Në këtë betejë, mësuesit janë në vijën e parë.

“Nuk mund të kemi një Shqipëri të fortë pa një arsim cilësor dhe nuk mund të kemi një arsim cilësor pa mësues të vlerësuar, të mbështetur, të trajtuar dhe trajnuar mirë. Nëse duam një të ardhme më të mirë, duhet të fillojmë me ata që kontribuojnë për qytetarët e ditur të së ardhmes: mësuesit”, u shpreh Kreu i Shtetit, duke uruar mësuesit për 7 Marsin.

Next Post
Zgjat fare pak arratia e të riut që plagosi babë e bir, arrestohet nga policia

"Mbushën" me kokainë kryeqytetin, përfundojnë në pranga dy të rinjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

Protesta e 20 shkurtit, Tritan Shehu: Ditë me domethënie të veçantë historike, dita e rrëzimit të diktaturës

February 17, 2026
Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

Mbahet nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, zbardhet agjenda e aktiviteteve

February 17, 2026
Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë! Dua Lipa dhe Fatlume Bunjaku “vjedhin” vëmendjen e botës

February 17, 2026
Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që bëhen romantike vetëm pas një zhgënjimi

February 17, 2026
Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

February 17, 2026
Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum, përmbyten banesa dhe biznese

February 17, 2026
Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

Berisha nga Kruja: Në këtë 18 vjetor, Kosova vjen si një shtet shembull demokracie

February 17, 2026
Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

Moti i rënduar krijon probleme në Delvinë, rrëshqitjet e dheut arrijnë shtëpitë e banorëve, evakuohen familjet

February 17, 2026
Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In