• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj, në Zagreb me homologun kroat: Propozojmë linjë ajrore direkte Shqipëri-Kroaci

by A R
27/04/2023 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka nisur vizitën e tij shtetërore në Kroaci, ku është pritur në një ceremoni nga homologu i tij, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Pas takimit, presidentët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i vendit Begaj është shprehur se në fokus të takimit me holomogun e tij kroat ishte forcimi i marrëdhënieve, axhenda e integrimit evropian si dhe zhvillimet rajonale.

Dy presidentët kanë propozuar një linjë direkte ajrore Shqipëri-Kroaci.

Bajram Begaj: Kjo është vizita e dytë e imja si president jashtë vendit pas asaj të Kosovës e cila për mua ka një rëndësi të madhe. Vizita ime në Kroaci është e rëndësishme në kuadër të marrëdhënieve të 2 vendeve. Pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë të gjatë, ku fokusi ishte forcimi i marrëdhënieve, axhenda e integrimit evropian si dhe zhvillimet rajonale.

Marrëdhënia mes dy vendeve është në ditët e tyre më të mira. Ata kanë në themel prioritetet e 2 vendeve tona dhe vizionin e përbashkët për Ballkanin Perëndimor. Marrëdhëniet tona festuan 30-vjetorin vitin që shkoi dhe në këto 3 dekada kemi krijuar një kapital shumë të mirë. Pavarësisht kësaj, ende mbetet shumë për të bërë në kuadër të zhvillimit ekonomik mes 2 vendeve. E sigurova presidentin se investimet kroate në Shqipëri janë të mirëpritura në energji dhe turizëm, infrastrukturë, bujqësisë. Për një ndërlidhje më të mirë mes 2 vendeve, ndamë mendimin të propozojmë një linjë ajrore direkte mes 2 vendeve, apo ndërlidhje midis porteve të 2 vendeve.

Propozojmë një marrëveshje për sigurimet shoqërore do të ndikojë më shumë për marrëdhëniet mes 2 popujve tonë. Vlerësova që Kroacia mund të shërbejë si një model e një shembull i mirë për Shqipërinë. Mirënjohje për ndihmën për integrimin evropian. Shqipëria është e përkushtuar për të përmbushur reformat e nevojshme. Presidenti më siguroi se mbështetje, ekeperienca kroate nuk do të na mungojë.

Vlerësova mbështetjen që Milanoviç i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si dhe për liberalizimin e vizave. Mes vendeve është interes i përbashkët që edhe Kosova të bëhet sa më parë pjesë e NATO-s. Kosova nuk është e dyzuar as ndaj NATO e as ndaj BE.

E ftova presidentin për një vizitë zytare në Shqipëri në momentin që ai ta konsiderojë të arsyeshme.

/a.r

Next Post
Milanoviç  përsërit qendrimin e Kroacisë: Kosova është një realitet, në të ardhmen do njihet nga gjithë vendet e BE

Milanoviç përsërit qendrimin e Kroacisë: Kosova është një realitet, në të ardhmen do njihet nga gjithë vendet e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In