• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Begaj në OKB: Barazia gjinore, çelës për zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet

by Os De
22/09/2025 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për 30-vjetorin e Konferencës së Katërt Botërore për Gratë. 

Gjatë fjalës së tij, Presidenti i Republikës ftoi  që të shfrytëzohej koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. 

Kreu i Shtetit konstatoi se me gjithë angazhimin e përbashkët në zbatim të Platformës për Veprim të Pekinit, të vendosur në konferencën historike të vitit 1995, progresi në barazinë gjinore është në stanjacion dhe në disa fusha është në regres. 

“Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim.

Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë në veprime të matshme dhe transformuese”, theksoi Presidenti i Republikës ndërsa ndau me liderët botërorë përvojën e Shqipërisë. 

Presidenti Begaj renditi reformat ligjore, institucionale dhe shoqërore të ndërmarra nga Shqipëria për barazinë gjinore, rritjen e buxhetit dhe fondeve, fuqizimin e  rolit të vajzave dhe grave në vendimmarrje të rëndësishme. 

Kreu i Shtetit theksoi se këto reforma të ndërmarra e kanë bërë barazinë gjinore një aspekt të rëndësishëm të shoqërisë shqiptare. 

Duke e konsideruar barazinë gjinore si faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe prosperitetin e përbashkët, Presidenti i Republikës rikonfirmoi qëndrimin se “ Shqipëria është zotuar për dy veprime prioritare sipas Agjendës së Veprimit Pekin+30: së pari të intensifikojë përpjekjet për të eliminuar dhunën ndaj grave dhe së dyti të zgjerojë zbatimin e buxhetimit të përgjegjshëm ndaj gjinisë”. 

Samiti i këtij viti Asamblenë e Përgjithshme me rastin e 30- vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë kishte në fokus rikonfirmimin e angazhimit, sigurimin e burimeve dhe përshpejtimin e zbatimit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për Veprim për të arritur barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave dhe vajzave me synim reflektimin e përbashkët mbi progresin dhe sfidat e vazhdueshme në avancimin e barazisë gjinore në mbarë botën. 

Next Post
Dash Sula bën paralajmërimin e fortë: Do ketë vrasje gjyqtarësh e prokurorësh si në Itali

“Berisha, në luftë me kauzat imagjinare”/ Gara për Tiranën, Sula: Vokshi, përballë Manastirliut? Një lajthitje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In