• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj në Luginën e Preshevës: Të drejtat e shqiptarëve, gjuhës dhe kulturës duhet të respektohen

by A R
09/07/2026 14:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Luginën e Preshevës. Presidenti Begaj zhvilloi takime të veçanta me Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, me të cilët bisedoi për adresimin e shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës, për forcimin e bashkimit të faktorit shqiptar, si edhe për projektet që do të ndihmojnë rininë.

Presidenti Begaj përcolli mesazhe për bashkëpunim, unitet të faktorit politik dhe përpjekje për respektimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në këto troje.

Kreu i Shtetit i inkurajoi liderët politikë të kësaj treve të bashkohen sa herë bëhet fjalë për interesin kombëtar, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Begaj i përforcoi këto mesazhe edhe gjatë një fjalimi të mbajtur para qytetarëve në Preshevë me rastin e çeljes së Panairit të Librit Shqip 2026.

Gjatë kësaj fjale, Presidenti i Republikës garantoi mbështetjen e Shqipërisë për adresimin e çështjes së Luginës së Preshevës, përfaqësimin e drejtë në institucione, shqetësimin për pasivizimin e adresave, si dhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare dhe të simboleve kombëtare.

“Të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e kudo ku ata jetojnë duhen të respektohen, shqiptarët duhet të jetojnë këtu, të mos diskriminohen, gjuha shqipe të përdoret pa drojë e frikë, kultura, vlerat, identiteti dhe traditat të mbrohen dhe promovohen”, tha Begaj.

Presidenti Begaj rikonfirmoi se shqiptarët janë faktor paqeje dhe bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimor dhe se mbrojtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Preshevë është pjesë e standardeve evropiane për të drejtat dhe diversitetin kulturor.

“Identiteti shqiptar është ndërtuar mbi vlera evropiane, mbi respektin për lirinë, dinjitetin njerëzor, bashkëjetesën, shtetin e së drejtës dhe kulturën e dialogut. Prandaj, mbrojtja e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Luginën e Preshevës nuk është çështje nostalgjie, nuk është vetëm çështje kombëtare, është pjesë e vetë sistemit evropian të mbrojtjes së të drejtave, është pjesë e vizionit tonë si komb për të ardhmen”, tha Begaj.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Begaj iu drejtua të rinjve të Preshevës, duke i ftuar që shqipen ta bëjnë gjuhë të dijes, profesionit dhe suksesit, jo vetëm gjuhë familjare.

“Një mesazh sot e kam për ata fëmijë dhe të rinj të pranishëm. Ju jetoni në një kohë kur dija është më e arritshme se kurrë më parë, por edhe kur sfida për të ruajtur identitetin është edhe më komplekse. Gjuha shqipe në këto troje është një pasuri e gjallë dhe e patjetërsueshme, është një investim strategjik për të ardhmen e kombit. Gjuhën shqipe ta përdorni jo vetëm si gjuhë të familjes dhe për të ruajtur traditën, por edhe si gjuhën e dijes, të profesionit, të krijimtarisë dhe të suksesit tuaj këtu në Luginë, sepse një gjuhë jeton vërtet kur shkruhet, lexohet dhe kur krijon dije dhe frymëzon breza”, tha ai.

Kreu i Shtetit u zotua se do të vazhdojë të jetë avokat i të drejtave të mohuara të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në çdo institucion dhe kancelari ndërkombëtare.

“Dua t’ju siguroj se institucioni që përfaqësoj do të mbetet gjithmonë një mbështetës i nismave që forcojnë bashkëpunimin kulturor, promovojnë librin në gjuhën shqipe dhe krijojnë ura komunikimi ndërmjet shqiptarëve kudo që jetojnë”.

Next Post
Filmi “The Invite”, një lexim psikologjik: Film për seksin apo…

Filmi "The Invite", një lexim psikologjik: Film për seksin apo…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

VIDEO/ Tjetër sekuestrim rekord në Spanjë, kapen 1,4 tonë kokainë në brigje, mes të arrestuarve edhe bosi i kartelit!

August 24, 2026
VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

VIDEO/ “Nuk mund ta duroj më”- Lexuesi i buzëve zbulon se çfarë i tha Melania presidentit Trump gjatë eventit sportiv: Ndodhi dy herë…!

August 24, 2026
Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

Përfundon pas 9 orësh mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

August 24, 2026
Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

Irani vë në shënjestër Barron Trump, publikon video të lëvizjeve të djalit të presidentit amerikan dhe ofron 10 mln dollarë për ‘kokën’ e tij!

August 24, 2026
Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

Ukraina bombardon me dronë rafinerinë ruse të naftës në Perm, e nxjerr jashtë funksionit! Prodhonte mbi 250 mijë fuçi nafte në ditë

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com