• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj në Kuvendin e Kosovës: Kosova është e pavarur, sido të mendojë Serbia

by A R
17/02/2023 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës me rastin e përvjetorit të 15 të Pavarësisë, deklaroi se kjo “është një ditë krenarie për ne të gjithë, por dhe mirënjohjeje dhe falenderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe të gjithë shteteve të tjera që iu gjenden pranë popullit shqiptar të Kosovës me forcë ushtarake, diplomatike dhe humanitare”.

“Kam kënaqësinë e madhe të jem sot mes jush në këtë ditë të shënuar për Kosovën, Shqipërinë, për kombin shqiptar. Jemi një komb që ka përballur me dinjitet historinë e vështirë të rajonit e ka kontribuar për paqen në rajon dhe padyshim në Evropë, pavarësisht se i ndarë prej kufijsh. Pavarësia e Republikës së Kosovës ishte drejtësia shekullore që komuniteti ndërkombëtar i detyrohej shqiptarëve. Ditë e Pavarësisë së Republikës së Kosovës na kujton forcën e qëndresës së popullit shqiptar. Është një ditë krenarie për ne të gjithë, por dhe mirënjohjeje dhe falenderimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian dhe të gjithë shteteve të tjera që iu gjenden pranë popullit shqiptar të Kosovës me forcë ushtarake, diplomatike dhe humanitare. Gjithashtu, u jemi falenderues shteteve mike që njohën menjëherë pavarësinë e Republikës së Kosovës”, tha Begaj në Kuvendin e Kosovës.

“Në këtë ditë të shënuar për Ju të nderuar përfaqësues e qytetarë të Republikës së Kosovës, e po aq të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, me mirënjohje kujtojmë Adem Jasharin, UÇK- në, luftëtarët e lirisë që edhe sot na frymëzojnë me sakrificën e tyre për të mbrojtur të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e një populli. Kujtojmë sot liderin simbol të forcës së durimit dhe elokuencës, shqiptarin që me zgjuarsinë, qartësinë e qetësinë e pashembullt çoi përpara kauzën e drejtë të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe ruajti paqen në kohë shpërbërjeje marramendëse të shteteve e regjimeve. Kujtojmë Presidentin Rugova, simbol i paqes në Ballkan e në Europë”, shtoi Begaj.

Presidenti i Shqipërisë theksoi më tej se priti “me entuziazëm lajmin e aplikimit të Republikës së Kosovës për procesin e anëtarësimit në BE”.

“Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju uruar sukses e hapa sa më të shpejtë në këtë rrugëtim. Shqipëria është pranë jush edhe për pranimin e Republikës së Kosovës në NATO, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe në të gjithë organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha Begaj.

Kreu i Shtetit shtoi se “Shqipëria e ka mbështetur dhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi”.

“Republika e Kosovës është shtet i lirë e i pavarur sido të mendojë apo veprojë zyrtarisht Serbia. Qeveria Serbe nuk është distancuar nga agresori e as agresioni dhe as ka ndalur aktivitetin e saj kundër njohjes së Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Serbisë duhet të bashkëpunojë me qeverinë e Republikës së Kosovës për stabilitet dhe ruajtjen e paqes në rajon. Angazhimi i Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i të dërguarve të posaçëm për Ballkanin Perëndimor është shprehje e qartë e rëndësisë që ka Republika e Kosovës për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të të gjithë rajonit”, theksoi Begaj.

/a.r

Next Post
Transportonte 11 emigrantë të paligjshëm, shoferi braktis mjetin dhe arratiset

Transportonte 11 emigrantë të paligjshëm, shoferi braktis mjetin dhe arratiset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In