• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj në Dibër, merr pjesë në mbylljen e edicionit të 32-të të festivalit “Oda Dibrane”: Trashëgimia kulturore, jo vetëm kujtim i së shkuarës!

by A. Q
11/10/2026 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot (11 tetor) një vizitë në Dibër. Kreu i Shtetit u prit nga Kryetari i Bashkisë, Rahim Spahiu, me të cilin diskutoi mbi projektet dhe sfidat e zhvillimit lokal, promovimin e trashëgimisë dhe potencialet turistike të zonës.

Më pas, Presidenti Begaj mori pjesë në përmbylljen e edicionit të 32-të të festivalit “Oda Dibrane”.

Në fjalën përshëndetëse, Presidenti Begaj e vlerësoi këtë veprimtari si simbol të bashkimit mes shqiptarëve në të gjitha trevat në Diasporë dhe me kontribut në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar.

“Sonte jemi së bashku këtu, në Peshkopi. Dy qytete, dy shtete, një Dibër. Një kulturë që nuk e ndajnë dot kufijtë. Kjo është një nga arritjet më domethënëse të “Odës Dibrane”.

Ajo bashkon shqiptarët e Shqipërisë me shqiptarët në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe Diasporën tonë kudo në botë”, – u shpreh Presidenti i Republikës, duke theksuar se kultura dhe tradita mbeten faktorë të fortë bashkimi përtej kufijve shtetërorë.

Teksa u ndal te simbolika e odës në traditën shqiptare, Presidenti Begaj theksoi se ajo mbetet hapësira ku ruhet dhe përcillet ndër breza mençuria popullore, zakonet, këngët dhe vlerat e besës e të mikpritjes. Odën Dibrane e siç lesoi si “një odë e madhe shqiptare”.

Kreu i Shtetit vuri theksin edhe mbi rëndësinë e domosdoshmërisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe përcjelljes së saj te brezat e rinj.

“Trashëgimia kulturore nuk është vetëm kujtim i së shkuarës dhe folklori nuk mund të jetë një muze që hapet disa herë në vit, vetëm për festa.

Një traditë jeton vetëm kur këndohet, kërcehet, rrëfehet, mësohet dhe përcillet. Një këngë që nuk këndohet më, humbet. Një valle që nuk mësohet më, humbet. Një fjalë, një rit, një instrument apo një mjeshtëri që nuk i kalon brezit tjetër, rrezikon të mbetet vetëm në arkivë”, – u shpreh Presidenti i Republikës, duke nënvizuar se ruajtja e identitetit kërkon pjesëmarrje aktive.

Në këtë kontekst, Presidenti Begaj vlerësoi edhe kontributin e Diasporës, duke theksuar se kënga, vallja, gjuha dhe zakonet janë ura që lidhin shqiptarët me vendlindjen.

Ai shprehu, gjithashtu, mirënjohje për organizatorët, artistët, studiuesit, institucionet dhe publikun që kanë mbështetur festivalin përgjatë 32 viteve.

“Uroj që ‘Oda Dibrane’ të vazhdojë gjatë, të jetë oda e Dibrës dhe një odë e madhe e kulturës shqiptare, një vend ku dera mbetet e hapur dhe tradita pjesë e së ardhmes”, – deklaroi Presidenti i Republikës në mbyllje të fjalës përshëndetëse.

Next Post
“Financial Times”: Paralajmërime nga shërbimet sekrete evropiane, Rusia po përgatit atentate në gjithë Evropën! Ja Kush janë shënjestrat

"Financial Times": Paralajmërime nga shërbimet sekrete evropiane, Rusia po përgatit atentate në gjithë Evropën! Ja Kush janë shënjestrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com