• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj: Mirdita në paketën e turizmit patriotik-fetar-historik, për interesin e qytetarëve nuk ka ndasi politike

by Java News
16/05/2024 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve arsimore e kulturore, si dhe me klerikë e banorë të kësaj treve.

Ndalesa e parë ishte Rrësheni, të cilin Presidenti Begaj e konsideroi si nyje komunikimi jo vetëm me Shkodrën e Lezhën, por dhe me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Mirdita është një pasuri e Shqipërisë, jo vetëm e trevës, për shkak të historisë, kulturës, trashëgimisë, jo vetëm historike, kulturore e sociale, por edhe asaj shpirtërore”, u shpreh Begaj gjatë bisedës me drejtuesit vendorë, deputetët e zonës dhe dom Gjergj Metën, Ipeshkëvin e Dioqezës së Rrëshenit, të cilin e përgëzoi për aktivizimin e tij si misionar në ndihmë të banorëve.

Presidenti

 

Presidenti u shpreh i gatshëm për të ndihmuar bashkinë përmes adresimit të problemeve dhe lobimeve për projekte që do të sjellin zhvillimin që Mirdita meriton. Sipas tij, kjo trevë duhet të përfshihet ‘në paketën e turizmit patriotik-fetar-historik’.

 

“Nëse ka një vend në Shqipëri, ku ne mund të bëjmë një turizëm të lidhur me religjionin, me pasurinë e kishave, është Mirdita”, – u shpreh Kreu i Shtetit, sipas së cilit, mirditorët kanë çfarë t’u tregojnë shqiptarëve dhe botës përmes promovimit të historisë.

Këto vlera, bashkë me bukuritë që Zoti i ka dhënë trevës së Mirditës, sipas Presidentit Begaj, promovohen përmes bashkëpunimit.

Presidenti1

“Pavarësisht se jeni të zgjedhur të opozitës, jeni bashki e Shqipërisë, bashki e qytetarëve. Për çdo nevojë, duhet që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të reflektohet ndaj problemeve që kanë”.

Me këtë mesazh kundër ndasive partiake iu drejtua Presidenti Begaj përfaqësuesve të Bashkisë së Mirditës. Gjatë kësaj bisede, Kreu i Shtetit bëri bashkë socialistë e demokratë, pasi veç drejtuesve vendorë të opozitës, morën pjesë dhe deputetët Eduard Ndreca i PS-së dhe Elda Hoti e PD-së.

Presidenti Begaj vizitoi Pallatin e Kulturës, Muzeun Etnografik dhe Muzeun e Bandës Frymore në Rrëshen, një muze unikal në Shqipëri. Ai, gjithashtu, zhvilloi një bisedë me gratë artizane të zonës, të cilave iu shprehu dëshirën për trashëgimin e traditës së veshjeve përmes kalimit të teknikave të dijebërjes te brezat e rinj.

Presodenti2

Presidenti i Republikës e mbylli vizitën e tij në Mirditë me kishën monumentale e t’Shëlbuemit”, pikturën e së cilës ia dhuroi Papa Françeskut gjatë takimit në Vatikan disa ditë me parë./m.j

Presodenti3

Next Post
Kuvend/ Vrasja e policit në Fier, Balla: Na duhet një politikë e re penale, drejtësia të japë dënim ekzemplar

Kuvend/ Vrasja e policit në Fier, Balla: Na duhet një politikë e re penale, drejtësia të japë dënim ekzemplar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com