• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Begaj merr progres-raportin: Do të vijoj angazhimin për avancimin e procesit të integrimit europian

by A R
09/11/2023 12:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot të Ngarkuarin me Punë të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili i dorëzoi Raportin e Progresit për vitin 2023 të Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Presidenti Begaj vlerësoi konkluzionet e balancuara dhe inkurajuese të Raportit të Komisionit 2023 për Shqipërinë dhe Planin e Ri të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

Kreu i Shtetit vlerësoi, gjithashtu, njohjen nga Komisioni Evropian të ecurisë së proceseve të reformave në Shqipëri, në veçanti reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e tij të palëkundur për institucionet shqiptare në përmbushjen e prioriteteve.

Presidenti Begaj u shpreh: “Shqipëria është, gjithashtu, e angazhuar për krijimin e një ekonomie funksionale, e cila mund të ndihmojë përmirësimin e integrimit të plotë të vendit tonë në tregun e vetëm të BE-së. Ne i vlerësojmë thellësisht përpjekjet e Komisionit Evropian për ta përshpejtuar integrimin ekonomik përmes Planit të Ri të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor”.

“Në cilësinë time si President i Shqipërisë dëshiroj të siguroj të gjithë qytetarët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë se do të vazhdoj të jem i angazhuar për avancimin e procesit të integrimit europian, i cili mbetet objektivi ynë kryesor kombëtar”, u shpreh Presidenti Begaj.

/a.r

Next Post
Shpërthim me bombë në makinë, Ukraina vret politikanin e mbështetur nga Rusia në Luhansk

Shpërthim me bombë në makinë, Ukraina vret politikanin e mbështetur nga Rusia në Luhansk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com