Presidenti Bajram Begaj ka pritur në një takim Presidenten e Sllovenisë Natasa Pirc Musar e cila po zhvillon vizitë zyrtare në Shqipëri.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidenti Begaj ka falenderuar Slloveninë për mbështetjen që i jep Shqipërisë për anëtarësimin në BE, por edhe të rajonit në tërësi.
Kreu i shtetit theksoi se zgjerimi 2030 i BE-së është një provë konkrete e mbështetjes së Sllovenisë përmes forumit të Bledit ku u evidentua ky plan.
“Ju falenderoj për mbështetjen e vazhduar që Sllovenia ka treguar për zgjerimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit në përgjithësi dhe Shqipërisë në veçanti.
Shqipëria është zë i fuqishëm i integrimit euroatlantik të rajonit. Si shqiptarë, jemi të interesuar për një rajon në paqe dhe të integruar në rajon dhe në BE. Shqipëria dhe Sllovenia marrin pjesë aktive në nisma”, tha ndër të tjera Presidenti Bajram Begaj.
/a.r