• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Befasitë e Babos dhe lamtumira për Tigrushin! Po me Zef Mazin ç’pate?

by Agron Gjekmarkaj
28/07/2022 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Babo nuk doja , kurrsesi nuk doja po rixhatë e shumta të kolegëve andej e ketej ma thyen zemren dhe betimin.

Majko me shënja, “jepi ç’pret”, Damo me sy,” nxito, hë te keqen ” ,Tao me zë, ” nuk mund të heshtesh” , Shalsi “si do e lësh Babon pa buken  e përditshme?”, Etilda me pikellim  muzgu, “mos na e bëj këtë, jemi sjellë mirë me ty, të kemi duruar  si zhegun ndaj mos na prit në besë siç ju ka dalë nami në parti”!

Andej nga banka ku rri ti me vezireshat e vezirushet e paket  ngjante si natë vaji “moj e bukura Kronikë si të pashë e më s’të lashë, si të lashë e me s’të pashë”! Mu t’hollua shpirti. U preka. Nuk mbajta më. A durohej përhumbja e pashpresë e Nikos? Po vuajtja pa horizont shelbimi e Çuçit? Po Bores kush ja zëvendeson atë gëzim nëse aty nuk gjindet ku tjetër? Po pertesen e Margaritit për te folur  për Butrintin me kokën mbi re kush e shquan? Po trenin dhe lodrat e Gent Cakes kush ja shtie në mend Oltes që na bashkoi partinë si tabele qitjeje?

Po marazi i Krifces? Ah mor Babo ç’të shihja sot në korridor , Greta Bardeli Gjoni dhe Zef Hila si Bac Pencer  sa një bina i kishin zënë rrugen Frides dhe hesap i lypnin për fushat e Shkodrës djerr, për lopët që kishin humbur burrat nga mbarështimi online, per naftën e plot të tjera. Në kini zot ndaluni u thashë ku veni? Boll e ka gërvishtur Braçja me çaponj !! Se di sa me dëgjuan! Timen e bëra.

Vetem Vllai, Mimi di Puccini nuk jepte shenja jete, me sheh si hasem , me pikon xhani gjak, edhe pse nga një trung kulturor.

Të gjithë duan kroniken lum Baboja. Të mitë po kaq se shumëkujt po i harrohet emri në rropamat e përçarjes. Saimir Korreshi tha kam blerë një kuintal shalqi lushnje eja e freskohu. Eralda Taso Bane qeshi me fuqinë e shakasë si kontribut në dhimbjet tona. Dash Sula mungonte e bashkë me të eleganca.

Përballë dilemave të tilla falet gjaku jo më një shkrim me romuze.

Dita sot filloi me ngjarje. Festuam 100 vjetorin e mardhënieve me SHBA-të . Qeshë edhe unë në rresht të parë si Pasha kur ja behe ti me një dolloma të gjatë rozë , sytë çakërr miletit.

Luli të pa me indiferencë të përmbajtur e mall të shtuar. Kohet e zamanit i kalonin neper fiqir.

Meta vënger e nuk nginjej po të shihte të pjekur në hedh si shën Andrean. Paska lëshuar pellumbat Babo mërmëritën ca aty po Elisa i pa vengër. Nuk qe shikim por flakë.

Ndërsa u ndriu nuri të gjithave shoqëni e motrani të pranishme aty që tek xhaketa jote zylmen e partisë gjeten.

Në lajme e resme ata të  nahisë sime me kishin bërë hasha, askund unë. I turpëroj dreqërit se helbete , i konsumuar në politikë e pushtet, i panjohur për miletin nga mediat.

Se kisha vënë re po ai qerrata Salian me naivitetin që e karakterizon që pranë çdo zjarri ujë hedh e jo fuçi benxinë  me tha, ashtu e kështu. Yt i paudhë i thashë. Me jep të shtyren më honet e ngasjes kur ata janë të gjithë shpirt dlirë.

Ti Babo festen e Amerikës e ktheve në demaskim të armiqve të brendshëm. Ta dinë këta amerikanet sa hileqarë jemi ne ketej  që një dy themi “hallall me rrejte kaurin” ! Po e zënë lepurin me qerre ata edhe kur palë palë rendin per ti gënjyer gjasme në garën kush është më pro, kush info me qelibar çon , kush tradhtar të kauzës tjetrin shpall!

Qeshin me politiken tonë të madhe kabà e me përbetimet tona edhe më. E madhe ajo e uruar Amerikë po t’ja hidhnin çamarroket e vegjël do ishte shuar nga mot.

Sot i bëre të gjithë kureshtarë hyre në kafe dy herë Babo. Ngjarje e madhe. Babo gju me gju.

Nuk pipëtiu as miza. Të tutë sakën se guxonin të afroheshon edhe se shpirti jua lypte me shumë se frymëmarrjen. Kur Manastirliut i dhe ymer e gëzim duke e thirrur u iku boja të tjerëve. Xhelozia si topat  e nemces ra mbi ato fytyra ëngjullore deri atë çast.

Pamja në seance qe e trishtë. Ulsiu kafshonte buzën që mos të ngashërehej. Me ju dhimbtë gurit e drunit ishte bë. Ikja e Belës për në qiellin  e shtatë të Qeverisë, e kishte lënë atë kuk mes Delines që qesh kot dhe Evisit që hesht plot. Gjithkush qan hallin e vet. Ti hoqe Tigrushin për arsyet e tua. Disa thonë se çoi dosjen e inceneratorëve tek LSI ca se Spaku pas dere nejse e di vetë ti punën tënde po mua me fike. Kronikat e mia pa Tigrushin janë si malet pa kurore, si fushat djerr, si ora pa zemrek , si tava pa levrek ! Tani vetem Tezja me  frazat si karritë më ka mbetur ashtu e vrerosur, me shikimin rrepirë dhe plot munxë! Se mos ma heq dhe atë e pastaj mbeta si kukudh me laps në dorë. Ti bëj sh…. kronikes.

Lamtumirë Tigrush. E lehtë të qoftë lendina pas daljes nga kronika. Nga sot je vetem lexues i saj! Po me Zef Mazin ç’pate!? Allah allah e zëvendësove me Ciun. Po kjo nga u gjet o Babo dermani?

Pas votimit u kthyem prapë në kafe kur hop ti prapë aty njerzor deri në dhembje. Ç’të shihnim Ulsiun që qante në krahët e tu dhe ti që i gugasje ëmbël tek veshi , mos qaj xhan mos qaj, me Belën do takohesh persëri po ai s’donte t’ja dinte! Shyqyr që erdhi Paulini dhe i vikati nuk qajnë burrat more haram dhe pushoi.

Thashë se plasi, gjithë ajo vapë e kaq lot. Por edhe dashuria e fjala jote i ra si balsam pas asaj pamje shafran.

Nën ketë shembull u pajtuam edhe unë me Fatmirin, nuk e mbajti zemra ndarjen. Doktori erdhi të bëri rezil e iku tek Mirdita e Linditës e cila trazohet nga paudhësitë. Kosta i Gramozit dhe i saj sot ishte i zymtë katran.

Gaz Bardhi mungoi. Grida rroku me sy mungesën pa guxuar ta shprehe mallin. Xhindja molepset në nostalgjira.

Luan Baçi e Luçiano Boçi që mos bëfshin hajër mor Babo kur unë të përshendeta , ata seç bënin, mendova se kruheshin , por jo preknin ca vende kundër tersit. Lëshuan një ah lehtësuese se po të uleshe aty çfarë do i thonin Doktorit ! E madhe do qe belaja.

Next Post
Kërcënimi i Teheranit dhe masat e shtuara: A ka guxim Irani ta sulmojë Shqipërinë?

Kërcënimi i Teheranit dhe masat e shtuara: A ka guxim Irani ta sulmojë Shqipërinë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokohet votimi për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe largohen

Bllokohet votimi për kreun e PD-së në Korçë, komisionerët marrin kutitë dhe largohen

May 3, 2026
Funksionarja e Ministrisë së Brendshme dhunohet nga bashkëjetuesi, arrestohet 41-vjeçari

Shpërthimi në dyqanin e shërbimeve të internetit në Tiranë, Policia jep detaje

May 3, 2026
Sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Raporti i UNESCO-s: Liria e shprehjes në të gjithë botën ka rënë me 10% që nga viti 2012

Sot Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, Raporti i UNESCO-s: Liria e shprehjes në të gjithë botën ka rënë me 10% që nga viti 2012

May 3, 2026
Përçarja transatlantike, NATO dhe Gjermania analizojnë tërheqjen e trupave amerikane mes tensioneve Trump-Merz

Përçarja transatlantike, NATO dhe Gjermania analizojnë tërheqjen e trupave amerikane mes tensioneve Trump-Merz

May 3, 2026
U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arrestohet një person në Austri, dyshohet se e hodhi qëllimisht

U konstatua helm për minj në ushqimin për fëmijë HiPP, arrestohet një person në Austri, dyshohet se e hodhi qëllimisht

May 3, 2026
Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të dielë

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të dielë

May 3, 2026
Shpërthim në katin e dytë të një pallati në Porcelan

Shpërthim në katin e dytë të një pallati në Porcelan

May 3, 2026
DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

DASH: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

May 3, 2026
SPAK përgënjeshtron mediat pranë Berishës: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

SPAK përgënjeshtron mediat pranë Berishës: Asnjë kontroll Sokol Ballës!

May 2, 2026
SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

SHBA hoqi 5 mijë trupa nga Gjermania, vjen reagimi i parë i NATO-s

May 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In