Shqiptarja me famë botërore ndiqet nga afro 11 milionë ndjekës në Instagram, të cilët i presin me kërshëri postimet e saja.
Gjatë të martës, 32-vjeçarja ka sjellë disa poza, në të cilat fillimisht ka pozuar me fund të shkurt dhe duke ekspozuar pjesën e sipërme të bikinive, ndërsa më pas është
shfaqur krejtësisht me bikini të zeza.
“Së bashku, bota mund të jetë e jona”, është përshkrimi i fotografive të publikuara në Instagram.
Ndërsa, këngëtarja u ka kërkuar ndjekësve që të klikojnë për një “dhuratë të vogël” në fotografinë e fundit, në të cilën shfaqet vetëm me bikini të zeza.