• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

by A R
13/04/2026 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian u investua në rrëzimin e kryeministrit Viktor Orban në Hungari, por vendimtare ishte fryma popullore dhe pakënaqësia e brendshme që solli ndryshimin. Kështu u shpreh në Off The Record me Andrea Dangllin në A2 CNN analisti Mentor Nazarko, sipas të cilit Hungaria nuk mund të krahasohen me realitetin shqiptar.

“Unë mendoj që ishte populli që ka përcaktuar atë. Po ishte fryma pikërisht. Po u mblodh fryma popullore. Fryma popullore pavarësisht sistemit elektoral apo salamandrës elektorale, pavarësisht kontrollit mbi mediat që ai kishte, pavarësisht qeverisjes me grupet e mëdha ekonomike apo bankare. Ndoshta rënia e mirëqenies, ndoshta afërsia me Bashkimin Europian, me vende të veçanta, tradita gjermanike, austriake e të tjerë e të tjera. Ndoshta këto kanë ndikuar ashtu siç dhe fakti që ai ishte një dikush ishte i brendshëm. Pra kjo po përsëritet në të gjithë këta komentuesit. Pra ai hëngri sistemin nga brenda”, tha Nazarko.

Nazarko theksoi se modeli hungarez nuk mund të aplikohet në Shqipëri dhe se opozita e ka të vështirë të ndjekë një skenar të tillë, pasi ndryshimi erdhi nga brenda sistemit.

“Ky është lajmi i keq për partinë e zotit Berisha, sepse i bie që ndryshimin do mund ta sjellë ta zëmë një nga këto rebelet e Partisë Socialiste . PD-ja duket nuk mund ta sjellë në qoftë se do ndjekin modelin hungarez, po është një zhvillim shumë interesant për shkak të përmasës së vendit, po edhe për lidhje me Shqipërinë, sepse është një vend që ka ndikim shumë të madh në Shqipëri dhe në Ballkan”, vijoi ai.

Analisti vuri në dukje gjithashtu se Hungaria është  një vend shumë më i zhvilluar ekonomikisht dhe me traditë të konsoliduar demokratike, që nuk përputhet me realitetin politik dhe ekonomik të Shqipërisë.

“Unë mendoj që Hungaria nuk ka lidhje me Shqipërinë në shumë aspekte. Ajo që po ndodh natyrisht përveç faktit që ishte një kryeministër që ka qëndruar 16 vjet në pushtet sa ç’kanë ndenjur Merkel e të tjerë. Ne mund të ndikoheshim, mund të asocioheshim me një model siç ishte ai malazez në Ballkan,  por jo me Hungarinë, e cila është vend i Bashkimit Europian, vend shumë i zhvilluar me një traditë të madhe historike dhe jo thjesht të demokracisë, por dhe në shumë aspekte të tjera. Një vend i cili shërbeu megjithatë si urë lidhëse midis lindjes dhe perëndimit, një vendit me ekonomi shumë të zhvilluar po ashtu, ku industria automobilistike kishte një nga ato pikat më të rëndësishme në Evropë. Madje edhe industria e makinave elektrike kishte filluar që të zhvillohej. Kjo s’ka lidhje me Shqipërinë”, u shpreh Nazarko.

Next Post
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e "prokurimeve publike"...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
“Pasdite në shkollën e notit…”

“Pse ra Orban pas 16 vitesh?”, Robelli: Qytetarët u lodhën nga korrupsioni galopant dhe opozita u bashkua

April 13, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?

April 13, 2026
Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

Sigurimi i pronës, eksperti i zjarrfikëses: Qytetarët humbin nga mosbesimi…

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In