• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE- SHBA të premten vulosin vendimin për datën e zgjedhjeve në Maqedoni

by Aalison Pearse Stevens
17/02/2016 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve në Maqedoni do të vulosin të premten vendimin rreth datës së zgjedhjeve. Pa dashur të paragjykojë përmbajtjen e raportit i cili do të vlerësojë gatishmërinë e vendit për të organizuar zgjedhje demokratike në prill, ambasadori i BE-së Aivo Orav tha se partitë politike do të vendosin nëse do ti ndjekin apo jo rekomandimet e faktorit ndërkombëtar, raporton Alsat. Orav nuk zbardhi nëse komisioneri Han të premten do të zbresë në Shkup për të prezantuar raportin apo këtë do ta bëjnë ambasadorët Orav dh Bejli.

“Më 19 shkurt të premten ne do ta prezantojmë vlerësimin tonë. Nuk e dimë nëse vlerësimi ynë do të jetë pozitiv apo negativ, prandaj nuk mund të komentoj çfarë do të ndodh më vonë, gjithçka do të varet nga partitë politike si do të veprojnë nëse do të jetë pozitiv apo nëse do të jetë negativ…Situatën do ta vlerësojnë në 3 fusha sa iu përket përgatitjes së zgjedhjeve. Fillimisht, Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe listat zgjedhore, ekipimi i KSHZ-së, pastrimi i listës zgjedhore. Çështja e dytë janë mediat, raportimi i balancuar i mediave dhe marrëveshja e 4 partive rreth mediave; ndërsa çështja e tretë është ndarja e shtetit nga partia, presioni dhe ndërhyrja”, deklaroi Orav. Dy ditë përpara finalizimit të raportit, ambasadorët Orav dhe Bejli në takime intensive me Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe grupet e punës për reformat në media. Ambasadori amerikan gjithashtu nuk deshi të komentojë përmbajtjen e raportit pasi siç tha është në fazë hartimi. “Ne patëm një takim të mirë informative në Komisionin Shtetëror Zgjedhor së bashku me të gjithë anëtarët, kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm. Morëm informata të mira sot për vlerësimin tonë të cilin jemi duke e hartuar. Do të vazhdojmë bisedat rreth reformave në media sot, pra puna jonë po vazhdon”, tha ambasadori Xhes Bejli.

Nga ana tjetër zv/kryeministri Fatmir Besimi, shmangu përgjigjen nëse BDI do të heqë dorë nga zgjedhjet nëse vlerësimi i faktorit ndërkombëtar do të jetë negativ. Besimi tha se interesi i vendit është që sa më shpejtë të shkojë në zgjedhje. “Gjithsesi presim që të shohim vlerësimin që do të vijë nga BE-j dhe SHBA-ja në bazë të analizave që bën OSBE/ODIHR, IFES dhe KSHZ, por interesi i vendit është që sa më shpejtë Maqedonia ti bëjë të gjitha reformat e duhura që të shkojë në zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha Fatmir Besimi, zv/kryeministër për çështje evropiane. Megjithëse mbetet pezull vizita e Han në Shkup, Alsat mëson se ambasadori Orav pas takimeve të sotme në Shkup është nisur në Bruksel për konsultime shtesë, dy ditë përpara se të caktohet përfundimisht fati i zgjedhjeve.

Next Post

BERZH, gati finacimet qindra milionë euroshe për bujqësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

Të miturit u shtruan në spital, drejtori i Ujësjellësit në Vlorë: Uji është i pastër, edhe fëmijët e mi e pinë!

November 9, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In