• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“BE s’është kundër investimit në Portin e Durrësit”/ Pasaportat e arta, Balla: Shqipëria do respektojë çdo vendim të Gjykatës Evropiane!

by Java News
11/04/2023 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare është në pritje të vendimit të Gjykatës Europiane për të vendosur miratimin ose jo të ligjit për “Pasaportat e arta”. Lajmin e bëri të ditur kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla gjatë mbledhjes së komisionit të Integrimit. Ai tha se “pasaportat e arta” nuk janë një shpikje shqiptare, por një model që është përdorur nga shumë vende të BE-së dhe se ndihmon në thithjen e më tepër investimeve të huaja”.

“Lidhur me çështjen e pasaportave të arta e vërteta është se nuk është një model i shpikur nga Shqipëria, por një model i përdorur nga një sërë vendesh anëtare të BE-së. Edhe pse nuk jemi ende vend anëtar i BE, angazhimi i Shqipërisë është për t’u qëndruar strikt vendimeve të Gjykatës Europiane. Pasi të shprehet Gjykata Europiane, kemi të drejtën tonë ta aplikojmë, si një formë që ka rezultuar e suksesshme në shumë vende për të thithur investime të huaja”- tha Balla.

Kryenegociatorja për integrimin në BE, Majlinda Dhuka u shpreh se Gjykata Evropiane do të shprehet për të gjitha vendet të cilat kanë kërkuar ta aplikojnë këtë vendim. Ndërsa shtoi se Shqipëria do të presë vendimin që do të jepet.

“Ka disa raste, jo vetëm një rast, por është gjykata europiane që do të shprehet. Gjykata do shprehet për të gjitha vendet. Shqipëria do të presë këtë vendim”- u shpreh Dhuka.

Gjatë fjalës së tij Balla iu përgjigj edhe akuzave të opozitës për projektin e Portit të Durrësit, duke thënë se pas 14 majit nuk do të ekzistonte më ky debat pasi qytetarët do të përgjigjeshin me votë.

“E dëgjoj shpesh: BE është kundër investimit në Portin e Durrësit. Sulmi kundër investimit në Portin e Durrësit ka një sfond politik e elektoral. Pas 14 majit nuk do të ekzistojë më ky debat, sepse do të jetë populli i Durrësit që do të japë përgjigjen e duhur. Do të kërkoja që kjo çështje të mos jetë më as pjesë e diskutimeve të Komisionit”- u shpreh Balla.

Balla i bëri thirrje opozitës që këtë çështje të mos e bëjë present në këtë komision, pasi kjo çështje nuk është është pjesë as e monitorimit të zbatimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, as pjesë e raportimit të Shqipërisë.

“Edhe në shkresën që Komisioneri për Zgjerimin, Olivér Várhelyi i është përgjigjur kryetarit të grupit të Partisë Demokratike, e ka thënë shumë qartë se kjo nuk është çështje që është pjesë as e monitorimit të zbatimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit as pjesë e raportimit të Shqipërisë. Shqipëria është vend Sovran, kemi marrë një vendim dhe duam të çojmë para një projekt që do t çojë Shqipërinë, Portin e Durrësit në hartën e turizmit botëror”- shtoi kryetari i grupit parlamentar të PS./m.j

Next Post
Fushatë pa zhurmë/ Minxhozi: Mazhoranca është ngopur me pushtet. E di që e ka lojën nën kontroll

Fushatë pa zhurmë/ Minxhozi: Mazhoranca është ngopur me pushtet. E di që e ka lojën nën kontroll

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

Zjarri përfshin varrezat në Babicë! Fakët rrezikojnë edhe banesat, digjen ullinj shekullorë

September 20, 2026
Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

Zv. presidenti i KE-së: Shqipëria dhe Mali i Zi, në fazë të avancuar drejt anëtarësimit në BE

September 20, 2026
Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

Zjarr në hyrje të një fshati në Gjirokastër, zjarrfikësit shmangin përhapjen

September 20, 2026
“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

“O djali i nënës”! Skena prekëse në Sarandë: Mamaja e 44-vjeçarit Artan Myrtaj mbërrin në vendin e ngjarjes

September 20, 2026
NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

NATO mirëpret marrëveshjen për Groenlandën: SHBA pritet të zgjerojë praninë ushtarake në Arktik

September 20, 2026
“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

“Erdhi gjyshi dhe e goditi me thikë”, zbardhet dëshmia e nipit 14-vjeçar për vrasjen në familje

September 20, 2026
Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

Demo takim me zjarrfikësit në Tiranë: Plan me bashkitë për parandalimin e zjarreve, synojmë…

September 20, 2026
Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

Poezi për Enverin? Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Lushnjë përgënjeshtron lajmin: Ja e vërteta e videos

September 20, 2026
Shqiptarët e kalojnë fundjavën në bregdet: Kushtet janë përmirësuar, por çmimet…

Ekspertët për turizmin: Stop reklamimit si një vend i lirë për pushime!

September 20, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Rreth ndryshimeve te Kodit te Procedures Penale

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com