• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE sanksionon zyrtarët iranianë për “shkelje të rënda” të të drejtave të njeriut

by Java News
26/06/2023 16:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli Evropian ka miratuar paketën e nëntë të sanksioneve dhe ka futur në sanksione edhe shtatë individë duke arsyetuar se ata janë përgjegjës për “shkelje të rënda të të drejtave të njeriut” në Iran.

Këshilli tha përmes një deklarate më 26 qershor se në mesin e të sanksionuarve janë edhe prokurori i provincës Isfahan, si dhe një gjykatës në Gjykatën Penale në Isfahan, të cilët u tha se janë përgjegjës për gjyqet ndaj protestuesve Saleh Mirhashmi, Majid Kazemi dhe Saeid Yaqobi. Të tre këta protestues u ekzekutuan në maj të këtij viti.

Sanksionet po ashtu kanë shënjestruar komandantin e forcave të Gardës Revolucionare Islamike në provincën Isfahan, i cili ka mbikëqyrur të gjitha veprimet e forcave të sigurisë në përgjigje të protestave anti-qeveritare. Protestat fillimisht nisën për shkak të pakënaqësive për standardin e jetesës, por u përhapën edhe më shumë pas vdekjes në shtator të Mahsa Aminit, e cila ishte në paraburgim nën dyshimet për shkelje të rregullave për veshjen e shamisë. Këto protesta kanë vazhduar për më shumë se një vit në Iran.

Këshilli tha se po ashtu ka sanksionuar guvernatorin dhe kreun e Këshillit të Sigurisë në Rezvanshahr, në provincën Gilan, i cili ka urdhëruar zyrtarët të hapin zjarr ndaj protestuesve. Në listën e sanksioneve është edhe komandanti policor i Rezvanshahrit, i cili ka ekzekutuar këto urdhra.

Në sanksionet e BE-së është vendosur edhe guvernatori i qytetit Amol, i cili dyshohet se është përgjegjës për vrasjen e të paktën dy protestuesve të rinj iranianë, dhe komandanti i Gardës Hossein në Karaxh, lidhur me ndalimin dhe vrasjen e Mohammad Reza Ghorbani dhe ndalimin dhe dhunimin e Amrita Abbassi nga forcat e sigurisë në Karaxh.

“Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare u bëjnë thirrje autoriteteve iraniane që të ndalin shtypjen e dhunshme të protestave paqësore, të ndalojnë arrestimet arbitrare si mjet për të heshtur zërat kritikë dhe të lirojnë të gjithë ata që janë burgosur padrejtësisht”, u tha në deklaratën e Këshillit.

Me shtatë personat e rinj të futur në listën e sanksioneve, deri më tani në sanksionet e BE-së janë 223 individë iranianë dhe 37 entitete.

Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve, ndalim të udhëtimit në BE dhe pamundësojnë që të sanksionuarit të pranojnë fonde apo burime ekonomike nga blloku evropian.

/f.stafa

Next Post
‘Kërcënimi’ i SPAK për mediat, Vangjeli: Përballja ime me Prokurorinë pasi ish-ministri i Berishës më dha dokumentet e Gërdecit

Tre policët e liruar sot/ Vangjeli: Rama, kryeministri i parë shqiptar që ka përdorur retorikë aq të ashpër kundër Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In