• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

BE “Plan Marshall” për Ballkanin/ Ja çfarë do të përfitojë Shqipëria nga investimet miliarda euro

by Java News
07/10/2020 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian ka paraqitur një plan të madh investimesh në Ballkanin Perëndimor, i cili, së bashku me rritjen ekonomike dhe reformat politike pritet ta çoje rajonin më afër unionit.

Krahas progres-raporteve, Komisioni Europian paraqiti të martën një plan “Marshall” për Ballkanin Perëndimor, duke nxitur investimet e reja, hapjen e vendeve të reja të punës, lidhje infrastrukturore me Europën dhe forcimin e bashkëpunimin rajonal.

Udhëheqësit europianë kanë rënë dakort këtë verë që fondet për vendet e Ballkanit Perëndimor para-anëtarësimit në union të kapin shifrën e 12,6 miliardë eurove. Siç edhe njoftoi të martën, Komisioni planifikon të investojë pothuajse 70% të financimi, ose 9 miliardë euro, përmes investimeve.

Për më tepër, Komisioni parashikon gjithashtu krijimin e një strukture garancie për të mbledhur në 20 miliardë euro të investimeve shtesë publike dhe private në të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të marra së bashku investime mund të përfaqësojnë pothuajse një të tretën e PBB-së totale të rajonit, dhe të çojnë në një rritje prej 3.6% të ekonomisë së vendeve të Ballkanit.

BE tashmë ka caktuar 3.3 miliardë euro për rimëkëmbjen ekonomike dhe nevojat e menjëhershme që lindën pas pandemisë, ndërkohë që planin e ri i investimeve që përqendrohet në plane më afatgjata.

Përmirësimi i infrastrukturës dhe transportit do të jetë një fokus kryesor i planit shtatë-vjeçar të BE-së, e cila mësohet se ka prezantuar 10 projekte të mëdha innfrastrukturore që do të lidhin vendet e Ballkanit me njëra-tjetrën dhe rajonin me vendet fqinje të BE-së në të gjitha drejtimet.

“Ne duhet ta lidhim rajonin me Europën, por gjithashtu duhet të lidhim vendet e rajonit me njëra-tjetrën. Kështu që vendosëm të siguronim investime për të lidhur të gjitha kryeqytetet e rajonir me rrugë dhe hekurudhë me njëra-tjetrë” tha Komisioni i Zgjerimit, Olivér Várhelyi në një deklaratë nga Brukseli.

“Autostradave dhe hekurudhat janë të paplota dhe duket sikur parandalojnë flukse të reja tregtare në rajon prandaj vendosëm të ndërhynik fillimisht në këtë drejtim” u tha Várhelyi eurodeputetëve.

Planet përfshijnë përfundimin e pjesës “Autostradës së Paqes” në Kosovë, duke lidhur Prishtinën dhe Beogradin, nga atje duke rritur lidhjen me Podgoricën dhe Sarajevën. Rreth gjysma e projekteve të sugjeruara nga Komisioni përqendrohen në autostrada, me BE-në që planifikon të financojë rreth një të katërtën e kostove të tyre.

“Për secilin projekt të infrastrukturës rrugore, Komisioni do të promovojë zhvillimin e zgjidhjeve të gjelbërta të transportit “, tha Varhelyi.

BE do të investojë po ashtu në sektorin privat për të rritur konkurrencën dhe inovacionin, në energjinë e rinovueshme, rinovimin e ndërtesave publike dhe private për të rritur efikasitetin e energjisë dhe për të zvogëluar emetimet e gazeve serë dhe infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve dhe ujërave të zeza.

KE ka propozuar po ashtu investime për rritjen e prodhimit të energjisë së rinovueshme duke u përqendruar kryesisht tek energjia hidrike, me përjashtim të projekteve diellore në Maqedoninë e Veriut.

Komisioni gjithashtu kërkon të shkëpusë rajonin nga varësia e qymyrit, ku djegia e karbonit është ende burimi kryesor i energjisë, duke zënë 70% të prodhimit të energjisë elektrike.

“Roli i tranzicionit të gazit është i një rëndësie të madhe,” tha Várhelyi, duke shtuar se kalimi në gaz mund të zvogëlojë emetimet e karbonit me 60%, ndërsa tubacionet e reja të gazit, të ndërtuara sipas planit mund të përdoren më vonë për hidrogjen.

Në fushën e mjedisit, Komisioni po planifikon të investojë në menaxhimin e ujërave të ndotura, pastrimin e lumenjve dhe ngushticave.

Për më tepër, infrastruktura dixhitale do të jetë gjithashtu një fokus të financimit të BE-së nga Komisioni.

“Ikja e trurit (emigrimi i profesionistëve) është një problem serioz i Ballkanit Perëndimor” tha Várhelyi. “Kur rajoni të bëhet më tërheqës për investitorët, mjedisi ekonomik do të bëhet më tërheqës për elitën dhe njerëzit më të aftë dhe më të arsimuar do të kthehen në rajon”.

Një nga propozimet e Komisionit për të trajtuar këtë çështje do të jetë shtrirja e Garancisë Europiane të Rinisë në Ballkanin Perëndimor, një projekt i  krijuar në vitin 2013 pas krizës financiare, për të trajtuar papunësinë e të rinjve në BE.

Një numër parlamentarësh pyetën Komisionerin se si ai do të lidhë me sukses mbështetjen monetare me shqetësimet e sundimit të ligjit të përhapura në shumë vende të rajonit.

“Kam një mesazh për rajonin, se nëse shohim ndonjë prapambetje ose mos vazhdim të reformave, do të jetë shumë e vështirë për ne të vazhdojmë financimin,” tha Várhelyi.(SI)

g.kosovari

Next Post
“Nesër votohet Kodi Elektoral”, Rama: Luli ta mendonte kur la Kuvendin, në këtë proces kemi qenë shërbëtorë të PD

"Mediat shantazhojnë bizneset dhe qytetarët", Rama: Ligji "anti-shpifje" do të kalojë sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR

Comments 1

  1. UKU MOMLIT says:
    6 years ago

    Artikull kot fare. Vetem per te fituar ndonje qindarke portali siperm

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In