“BE për Bashkitë” është nisma më e re e Bashkimit Europian e cila synon krijimin e një skeme të granteve të hapur për të gjitha 61 bashkitë shqiptare për të garuar për fonde të mirë të komuniteteve të tyre vendore.
Afati i fundit për të dërguar propozimet është 7 janari i 2020.
“Në veçanti, këto grante bashkiake do të adresojnë krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik vendor, fuqizimin e të rinjve, arsimin, kulturën, mjedisin dhe infrastrukturën tjetër themelore bashkiake.
“BE për Bashkitë”, që arrin 2,5 milion Euro për tre vjet, është pjesë e angazhimit në rritje të BE-së për të mbështetur qeveritë vendore”, – bën me dije delegacioni i BE në vendin tonë.
/a.r